Vatra e zjarrit në Ulëz të Shkopetit/ E pamundur ndërhyrja nga toka, dy helikopterë nisin operacionin për shuarjen e flakëve nga ajri

24 Korrik 2025, 11:50Kronika TEMA
Vatra e zjarrit në Ulëz të Shkopetit/ E pamundur ndërhyrja

Vatra e zjarrit e aktivizuar fundjavën e kaluar në parkun natyror Ulëz – Shkopet” u riaktivizua pasditen e djeshme duke kërcënuar sërish djegien e bimësisë dhe banesave në zonë.

Duke qenë se forcat tokësore e patën të pamundur për izolimin e zjarrit, këtë të enjte është rikthyer operacioni nga ajri.

Dy helikopter të ardhur nga Hungaria nisën operacionin në orët e para të ditës për të shuar flakët të cilat po zbrinin drejt banesave të Shkopetit dhe në drejtim të Mirditës.

Operacioni po mbështetet edhe në rrugë tokësore nga forcat e shërbimit zjarrfikës të pushtetit vendor, ato të shërbimit pyjor dhe forcat e armatosura.

Sakaq, situatë kritike mbetet në parkun kombëtarë “Lurë – Mali Dejës” ku vatra e zjarrit tashmë është futur në fshatin Zall – Gjoçaj dhe rrezikon banesat.

Vetëm një ditë më parë është bërë evakuimi i gjësë së gjallë që veronte në malin e Zall Gjoçajve, bletëve e barinjëve që shkojnë çdo vit aty. Avioni i ardhur nga italia për të ndihmuar autoritetet tona për fikjen e zjarreve rezultoi jo efektiv për shkak të terrenit të thepisur malor që pengonte zbritjen në distancë të vogël nga toka.

Ndërkohë, pritet që pas izolimit të zjarrit në Shkopet dy helikopterët të zhvendosen me operacion në Parkun Kombëtarë “Lurë – Mali Dejës”.

1 Komente

  1. P
    Peci

    Nuk ka Ulez te Shkopetit, ka Ulez dhe ka Shkopet. Po ka Ulez te bashkise Mat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje