Mashtruan me shitjen e apartamenteve, 2 të arrestuar në kryeqytet, në kërkim noterja (njëri përfitoi 75 mijë euro, tjetri e shiti dy herë)

24 Korrik 2025, 11:00Kronika TEMA
Mashtruan me shitjen e apartamenteve, 2 të arrestuar në kryeqytet,

Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë hetuar dhe goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar pas hekurave të qelisë dy të dyshuarit, teksa në kërkim është shpallur edhe një noterë që ka ndihmuar një prej të ndaluarve që të falsifikonte dokumentet.

Të arrestuarit janë një 31-vjeçar që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet dhe një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.

Operacioni është koduar “Apartamentet” dhe u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.

Të arrestuarit janë Marjo Qose dhe Nani Kolovani, kurse në kërkim është shpallur noterja, Majlinda Demollari.

Njoftimi i Policisë

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit: M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament; N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij.

Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.

Pas veprimeve paraprake, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Te fala atyre qe thone kur blen prone ne shqiperi eshte e sigurte se eshte e noterizuar!Aty as vazon e lules nuk e ke te sigurte!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Reforma e vetme që rregullon shoqërinë dhe shtetin shqiptar,BOMBA ATOMIKE.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje