Vdekja e vajzës nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i kazinosë ku punonte e reja në Tiranë

25 Shkurt 2023, 09:28Kronika TEMA

Vdekja e vajzës nga Kenia, shoqërohet në Polici shoferi i

Policia ka shoqëruar për ta marrë në pyetje shoferin e kazinosë ku punonte Joy, vajza nga Kenia e cila gjeti vdekjen disa javë pas dhunimit të saj në Tiranë.

Mësohet se shoferi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 1 të Policisë.

Burimet thanë se po merret në pyetje shtetasi R.B për dijeninë që mund të ketë me atë që ka ndodhur me Joy-n, vajzën keniane që vdiq në mënyrë të mistershme.

Mësohet se policia ka kryer dhe kontroll në banesën e shoferit të kazinosë, me urdhër të Prokurorisë.

Policia po punon edhe për rimarrjen në pyetje të shtetases keniane Emily Mutua, me të cilën Joy jetonte në Tiranë.

Lini një Përgjigje