Vëllai vrau vëllanë e më pas veten, kush janë viktimat në Tiranë

4 Janar 2024, 09:13Kronika TEMA
Vëllai vrau vëllanë e më pas veten, kush janë viktimat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në në rrugën “Xhon Belushi” në Tiranë.

Vehap Faik Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë kështu jetën vëllait të tij Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe më pas me po të njëjtën armë ka qëlluar veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:40, në zonën e Freskut ndërsa ende nuk dihen motivet.

5 Komente

  1. r
    ronny

    E pushtut Tironen, nuk late gje pa zaptu pastaj u rriten kerkesat, se tani u rriten edhe kalamajt..dhe o burra perpara...futjani me kobure njeri tjetrit per pronat qe keni lene pas...se keshtu shkon kjo pune ...lemsh e niset e lemsh do e bidisni...Po se rruni bythen ....ec perpara se mu me ke mrapa me.kobure i thone ketij muhabeti...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kristi

      Na ka perfshire shpirtvogelsia dhe ligesia si shoqeri ne teresi... Kush do ta sjelle ne binare... Vellai behet qen per vellane.. ...Dhe eh mund te shkruash tere Diten rreth ketij fenomeni dhe si gjendet kreu e fundi..

      Përgjigjjuni
      1. s
        starfullah

        Dynjaja u çthurr ! Ooo At i madh ! Tunde njehre nga themelet !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Si mo qenka shthurrur dynjaja! Të tilla drama, sigurisht dhe fatmirësisht të izoluara, kanë ndodhur e do ndodhin kudo në botë. Nuk jemi vetëm ne shembulli. Në çdo rast specifikisht rrethanat mund të jenë nga më të ndryshmet, por ndoshta shprehja: "Mendja bën kalá, mendja bën hatá"-do jetë shpjegimi. Dje u dha lajmi se në New York, një rreshter policie 49 vjeç vrau gruan e tij mësuese, shqiptare nga Korça, 43 vjeç dhe të dy djemtë 10 dhe 12 vjeç? A ka mendje që e shpjegon dot këtë?!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            Po qe toke e xanun, keshtu do shkoje kjo pune.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje