VIDEO: Aksion si në filma në rrugët e Tiranës, efektivë të shumtë policie arrestojnë 31-vjeçarin që përplasi disa makina

23 Maj 2025, 10:50Kronika TEMA
VIDEO: Aksion si në filma në rrugët e Tiranës, efektivë

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një person u arrestua nga efektivë të shumtë policie.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Fortuzi” pranë Shkollës Jeronim DeRada. Edhe pse nuk ka ende informacion zyrtar nga ana e bluve të kryeqytetit, nga pamjet shihet që personi i arrestuar, nxirret me forcë nga një makinë tip Land Rover nga efektivë të shumtë policie.

Në pamje shihet edhe një makinë tip Range Rover e përplasur ndërsa dëme ka pësuar edhe një makinë e policisë.

I arrestuari ishte një 31-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, i identifikuar si Enis Vrapi.

Sipas burimeve, veprimet e rrezikshme të të riut nisën që te zona e Medresesë me makinën e tij ai nisi të përplaste disa mjete policie dhe vuri në rrezik jetën e qytetarëve. Brenda mjetit policia i gjeti edhe një armë lodër.

10 ditë më parë ai është ndaluar sërish nga policia dhe ishte shtruar në Spitalin Psikiatrik, por nuk dihen rrethanat e daljes së tij prej andej. 

 



2 Komente

  1. N
    Ne Shqiperi behet vetem Show institucional

    pordhicia pordhicia por edhe pak pordhet e ilustruara nga gazecaria

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shtet ku askush s mban pergjegjesi

      Futni ne burg doktorin .Ai qenka me probleme qe e ka lene te largohet nga psikiatria.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje