VIDEO/ Me jelek antiplumb, vrasësi i policit në Fier mbërrin në gjykatë për masën e sigurisë

17 Maj 2024, 14:13Kronika TEMA
VIDEO/ Me jelek antiplumb, vrasësi i policit në Fier mbërrin

Azgan Mërnica ka dalë këtë të premte para gjykatës së Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai ka mbërritur në gjykatë i veshur me antiplumb dhe i shoqëruar nga dy furgona policie.

23-vjeçari i cili mesditën e së hënës vrau me armë zjarri efektivin Novruz Cenalia, u vetëdorëzua 48 orë pas krimit.

Mbrëmjen e së mërkurës ai u dërgua nga familjarët në drejtorinë e policisë së Fierit, pasi më parë ishte lokalizuar nga RENEA.

Para hetuesve, vetë 23-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë dhe nuk ka shfaqur pendesë. Ai ka treguar se po udhëtonte me shpejtësi kur desh u përplas me makinë me efektivin e Shqiponjave, në një prej rrugëve të fshatit Baltëz.


28-vjeçari, i cili ishte nisur për në punë, i bëri me shenjë të ndalonte dhe pasi zbritën nga mjetet iu drejtua me fjalët “ku shkon me këtë shpejtësi”. Nën pretendimin se u ndje i frikësuar, Mërnica u tregoi hetuesve se e qëlloi policin Cenalia, sapo ky i fundit u kthye me kurriz për nga makina e tij.

Për më shumë se 48 orë, vrasësi 23-vjeçar u fsheh nëpër kanalet e fshatrave të Fierit. Pasditen e së mërkurës, u kthye në shtëpinë e dajës së tij në Dërmenas, pasi siç pranoi ishte edhe i uritur pasi kishte dy ditë pa ngrënë.

2 Komente

  1. B
    Berti

    Nuk i futet plumbin robqirit kriminel por e ruani sikur të ishte njeri me vlera që i duhet njerëzimit,turp t'ju vijë për këtë

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Pse i vishni antiplumb ketij mutit!? Ju e dini qe nuk bie rrufeja ne hale?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje