VIDEO/ Operacion anti-drogë Shqipëri-Finlandë, momenti i arrestimit të 9 trafikantëve

3 Qershor 2025, 15:44Kronika TEMA
VIDEO/ Operacion anti-drogë Shqipëri-Finlandë, momenti i

Policia ka shpërndarë pamje nga operacioni i koduar “PIETARI”, operacion i përbashkët me autoritetet finlandeze ku u shkatërrua një rrjet i trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar mëngjesin e sotëm, janë lëshuar nga autoritetet shqiptare në total 11 masa sigurie, 9 prej tyre të ekzekutuara, 1 person i shpallur në kërkim e ndërsa një tjetër dyshohet të jetë larguar jashtë territorit shqiptar.

Nga autoritetet finlandeze dhe ato shqiptare, janë lëshuar në total 55 masa sigurie si dhe është sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike ku 170 kg ishin amfitaninë, 10 kg kokainë, dhe pjesa tjetër tableta lëndësh narkotike.

Operacioni në Shqipëri është drejtuar nga dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja dhe Alfred Shehu. Sipas konferencës së përbashkët mes autoriteteve finlandeze dhe atyre shqiptare, u bë me dije se trafikimi i këtyre lëndëve narkotike drejtohej nga shqiptarë, ky dy prej tyre me origjinë nga Vlora.



1 Komente

  1. b
    boll na gerrvishet Bolet me lajme krimi

    Shoqeria Shqiptare ,ka shume Probleme jetike me te cilat duhet ti nxjeri ne drit media,jo bota e nendheshme e krimit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje