
Vjedhja e një filiali banke të nivelit të dytë në Koplik më 9 maj 2022, ka marrë vëmendje të veçantë mediatike mëngjesin e 5 qershorit, pasi në kuadër të një operacioni policor, të koduar “Syri i Sheganit”, është bërë e mundur të kapen tre autorët, Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.
Ajo çfarë më së shumti tërhoqi vëmendje gjithsesi, është indicia kryesore që çoi në këtë zbulim.
Me anë të kamerave të sofistikuara nënujore, në një thellësi rreth 30 metra në zonën e njohur si “Syri i Sheganit”, degëzim i Liqenit të Shkodrës, polumbarët kanë arritur të gjejnë një prej armëve të përdorura në grabitjen e bankës.
Sipas pamjeve, duket se arma ka qenë e llojit Kallashnikov dhe ajo ka qenë e mbuluar në një pjesë nga algat e ndryshme të lumit.
Lini një Përgjigje