Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësin në gjykatë. Në seancën gjyqësore këtë të mërkurë, Gjici pretendoi se për videon intime me Alma Kacin e ka paguar kundërshtari i tij politik Abedin Uruci.
Gjici u përlot në gjykatë në momentin që kërkoi ndjesë për familjarët për atë që kishte ndodhur. Sipas Gjicit konflikti mes tij dhe Abedin Urucit ka nisur për shkak të rrethimit të një prone që në të vërtetë ishte pjesë e bashkisë.
Gjici i tha gjykatës se është i pa fajshëm dhe kërkoi lirimin nga qelia. Sipas Gjicit, Uruci ka paguar Alma Kacin për ta futur atë në kurth me qëllim që të humbiste postin e kryetërit të Bashkisë.
Safet Gjici akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).
Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.
Me te vertete habitemi pse nuk arrestohet Abedin Oruci.Ka mbi shpatulla nje mal me krime.Ato qe thote Safet Gjici jane vetem maja e aisbergut.
Abedin Uruci duhet arrestuad patjeter. ka vertet krime te medha.