Vodhi 15 milionë lekë nga llogari bankare e vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

18 Korrik 2024, 15:19Kronika TEMA
Vodhi 15 milionë lekë nga llogari bankare e vëllait, arrestohet

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi i ka vjedhur vëllait një shumë të konsiderueshme parash.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Klinti Myftiu 33 vjeç, banues në Elbasan.  

Prokuroria e Elbasanit, më datë 17.07.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, pasi dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka tërhequr shumën 1 500 000 lekë, nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën të cilën ia kishte marrë nënës së tyre, me anë të mashtrimit.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, menjëherë pas administrimit të një kallëzimi të depozituar më datë 01.07.2024, për një rast të mashtrimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cash”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.  

Prokuroria e Elbasanit, më datë 17.07.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, pasi dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka tërhequr shumën 1 500 000 lekë, nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën të cilën ia kishte marrë nënës së tyre, me anë të mashtrimit.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    njerez me te ndyre se keta qe vjedhin gjakun e familjen e vet nuk ka

    Përgjigjjuni
    1. *
      ***

      Po ku e di ti jorgo si eshte puna por mos fol kot para se me tu q* r*pt Para mbrapa. Ku e di ti hallin e djalit, plus gazetat shpikin shumicen

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje