VIDEO/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

5 Gusht 2025, 14:15Kronika TEMA
VIDEO/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi,

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet gjatë orëve të natës në bulevardin “Bajram Curri”, me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas njoftimit se në bulevardin “Bajram Curri”, ishte vjedhur një automjet, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Automjeti i vjedhur u gjet në afërsi të banesës së 38-vjeçarit, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje