Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët

19 Korrik 2024, 13:30Kronika TEMA

Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, kryhet akt

Lidhur me hetimet në ngarkim të Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë babanë e tyre Pëllumb Meta, nga prokuroria e Durrësit bëhet me dije se ata nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të deklaruara kohë më parë. Autorësinë vazhdon ta pranojë motra e tyre Hygerta.

Në bazë ligjit për ngjarjet e rënda, që të tre i janë nënshtruar vizitës psiqike nga komisioni i posaçëm në Tiranë.

Në këtë mënyrë dosja do të plotësohet me të gjithë elementët e saj e më pas do të formulohet akuza përfundimtare nga ana e organit të akuzës.

Në prokurori bëjnë me dije se, sjellja e tyre gjatë kësaj periudhe, kur ata janë në gjendje arresti, vajza në Tiranë e djemtë në Durrës, ka qenë krejtësisht normale.

Më parë ata u dërguan në poligonin e qitjes ku që të tre dëshmuan se dinin të bënin qitje me pistoletë TT. Vajza ju nënshtrua edhe vizitës gjinekologjike ku u vërtetua virgjëria e saj e hodh poshtë dyshimi për ndonjë incest.

Ngjarja e pazakontë në Shën Vlash të Durrësit, kur 3 fëmijët vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e shtëpisë ndodhi në muajin shkurt të këtij viti.

 

2 Komente

  1. p
    prroji fshatit

    Koka e krimit eshte mamaja e tyre. Ajo ka organizuar te gjithe vrasjen, groposjen. Me sa duket ajo eshte ne vezhgim, pasi dyshohet qe 1 vit me pare te kete vrare edhe vjehrren e saj. Keto shoqatat feministe apo ku di une, kur vritet ndonje grua dalin ulerijne, ndersa kur nje grua vret burrin, ju duket normale.

    Përgjigjjuni
    1. H
      HJERI

      URRETJE PA FUND PER CDO TRADHETAR DHE TRADHETARE.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje