KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Elbasanit, Neritan Hoxha

18 Korrik 2024, 21:20Kronika TEMA
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Elbasanit, Neritan Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 18 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit te Elbasanit, Neritan Hoxha. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Roland Ilia.

Gjatë seancës dëgjimore të marten, Hoxha dha shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë, që kishin të bënin me deklarime të pasakta e të rreme, dyshime për fshehje të transaksioneve të pasurive, si dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme.

Po ashtu, ai dha shpjegime dhe për barrat e provës në kriterin profesional për zvarritje e moskryerje hetimesh. Ai dhe përfaqësuesja e tij ligjore i kundërshtuan konstatimet e Komisionit dhe pretenduan se kishin vërtetuar të kundërtën, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Neritan Hoxha e filloi karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 2004 pranë Prokurorisë së Elbasanit, ku shërbeu për rreth 20 vjet.

Lini një Përgjigje