Leonard Luzi, me pseudonimin "Daku", u vendos në pranga nga autoritetet spanjolle pasi ishte shpallur në kërkim për atentatin që nuk u finalizua kurrë ndaj Inez Hajrulla dhe Evis Matodashajt.
Pas ekstradimit nga Spanja, Luzi do t'i bashkohet Amarildo Xhanej Nikollit në ambientet e paraburgimit "313" në Tiranë.
Si u planifikua vrasja?
Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, Policia ndaloi Amarildo Nikollin.
Ky i fundit, kishte tërhequr vëmendjen e uniformave blu të qytetit, pasi në një ditë të nxehtë gushti, qarkullonte nëpër Vlorë i veshur me një xhup për të fshehur tatuazhet që kishte në trup.
Por metoda që zgjodhi për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, e evidentoi tek efektivët e Policisë që ndërhynë në kohë për të ndalur atentatin. Shënjestrat ishin dy: Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla!
Sipas SPAK, eleminimi i dy personazheve të njohur në Vlorë, do të bëhej për hakmarrje, dhe për dominimin e tregut të lojërave të fatit.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri Erigert Zejno.
Nga "zbërdhimi" që SPAK i bëri çështjes, doli në përfundimin se Leonard Luzi (Zejno) është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejnon.
Duke shtuar si bonus edhe hakmarrjen për vrasjen e kushëririt, "Daku" rezulton se është paguar nga një person, që deri më tani nuk është identifikuar me emër, për të eliminuar fizikisht Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.
Kështu, "Daku" mblodhi grupin e tij. Për të kryer detyrën që kishte marrë përsipër kontaktoi me Amarildo Nikollin, Muharem Koroveshin (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejnon.
Këta dy të fundit kishin rolin e ndihmësit. Si njohës të zonës i kanë siguruar armët Nikollit dhe e kanë ndihmuar në terren për të identifikuar ata që do të ishin shënjestrat e tij.
Pasi i riu nga Shkodra të kryente atentatin, sërish këta të dy do ta ndihmonin që të largohej nga vendi i ngjarjes.
Tani që është në pranga, pritet që të mësohet e rrëfyer në vetë të parë se përse Leonard Luzi kërkonte me kaq ngulm të vriste sidomos Inez Hajrulla?
Kjo pasi për këtë vrasje do jepeshin gjithsej 500.000 euro.
Në rrëfimin e Nikollit flitet për një person që jeton në Dubai dhe që kërkonte me vendosmëri eliminimin e ‘Sakatit’.
Por cili është ky personazh, dhe cila ishte pengesa që i kishte krijuar Hajrulla dhe pse ai kishte gjetur Leonard Luzin, për ta quajtur të mbyllur këtë punë?
Deri më tani, në bisedat mes Luzit dhe Nikollit, të dy nxjerrin edhe emrin i një personazhi të rëndësishëm të krimit në qytetin e Shkodrës. Flasin për një "Dorian", që për hetuesit, dyshohet se është Dorian Duli.
Plani për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK mbyll hetimet, si u kap në minutat e fundit Amarildo Nikolli
“Midis këtyre personave duket se ka pasur një dërgim foto nga ‘Djalli’ tek ‘Daku 123’ ku ky i fundit i thotë ‘Ky ishte ai që thoshte në Shkodër’. Dhe më pas është mesazhi ‘Dorian’. Dyshohet se ky emër është ai i personit Dorian Duli. Por nuk kuptohet përse nuk është përmendur ky emër. ‘Daku 123’ dhe ‘Djalli’, flasin për një punë tjetër. Dyshohet në Shëngjin ku edhe po shkoi keq jepen 15, por duhet të marrin lekët fillimisht. ‘Do flasim bashkë për ta kry’, duket se i thotë ‘Djalli’, ‘Dakut 123’. Më datë 7 Gusht 2023, ‘Daku 123’, interesohet se çfarë bëhet andej dhe a ka ndonjë lëvizje. ‘Djalli’ i shkruan se nuk ka lëvizje dhe ngre dyshimet se mos kanë lëvizur. Po ai ‘Sakati’ aty është?, – pyet ‘Daku 123’. ‘Djalli’ i shkruan: ‘Se shoh kun, as e kam pa kun, se po e pamë i q…motra’”, thuhet në dosje.
Por të jetë Duli personi që jeton në Dubai dhe kërkon eliminimin e Hajrullës?
Të gjitha këto do t'i zbardhë vetë Luzi, i cili gjithashtu mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ashtu si Amarildo Nikolli.
Por teksa kthehet për në Shqipëri, 47-vjeçarit i lind edhe një tjetër ngjarje për të sqaruar; çfarë e lidh me Nuredin Dumanin?
Alda Nikolli, kunata e Amarildo Nikolli rrëfeu dje, 2 ditë pasi i vendosën tritol në banesë, se "killeri" Dumani kishte kontaktuar me "Dakun".
Madje kishte tentuar që t'i vendoste "gjobë", por se për çfarë dhe për kë nuk e sqaroi. Ndaj kjo 'barrë' përgjegjësie bie mbi të sapoarrestuarin për t'u sqaruar.
"Dumani donte që t'i vendoste gjobë edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vë," tha Nikolli. (Voxnews)
Kjo lloj rrace nuk besoj se ka ADN shqiptare. Mendoj se jane mbetje osmane, te atyre fiseve te perandorise si psh ASIRET, ETJ.
Të shpërlash gojën kur përmend osmanliën or arnaud i ndyrë. Osmanlia erdhi nga shumë largë dhe shkërdheu gjysmën e Europës për 5 shekuj dhe prapë ka nje shtet të mirfilltë prej gati 800 mi km katror, e juve ju zbythen ne 28 mi km katrorë dhe po ju shkërdhen kush po don dhe as sesi te beni shtetin, rracë hajdutesh. Shiko pak omnliën se kush eshtë: https://www.youtube.com/watch?v=SFQPw4OH6Pw , https://www.youtube.com/watch?v=Wb-ZA8tS0S4 , https://www.youtube.com/watch?v=cPSkHB8_eD4 , https://www.youtube.com/watch?v=Zb7wrbXfh_o .
Po ti mut Turku, çfare gopin e s'ëmes kerkon këtu? Pak kemi keta grekeqiret e Janulles, por te durojme edhe bytheqiret e Erdoganit tani. Këtu i thonë Shqipëri. Nuk ka vend as per greker e as per turq. Ose bëj komente si shqipetar, ose kris bythën dhe shko shkerdheu ne Athine apo Stamboll. Kokerr legeni. Pse nuk merrni shembull nga bektashinjte, qe jane myslimanë, por nuk u plas as per Turqi e as per Arabi. Bektashinjte kane dhënë jetën per Shqipysi shqipetare, dhe nuk e kane bythën ne Arabi si puna juaj. Respekte per myslimanet dhe te krishteret qe vendosin Shqipërinë para fese. Jam shqipetar, pastaj jam fetar.
Nxorri kokën dobiçi janullës i cili kerkon bektashinjë të mbetur gjysëm rrugës as musliman as ortodoks. Jo un nuk ikë pa te shkerdhyer kembeleshen ty. Tokë e imja eshte kjo, ishte dhe do te behet. Shife po deshe https://www.euratlas.net/history/europe/1800/entity_6084.html
O Sulltan Muti, ! O osmanlli , O rrrac muti 700 brezash Ate shtet qe ke tani, e ke nga Anglia, qe te ndihmoi dhe ndali Ofensiven e Rusit , e cila te vuri peprara si bagetite. Osmanlliu ikte si i lebetitur nga frika e Ruseve dhe nderkaq qe Rusi i binte bytheve te Osmanlliut me shkelma dhe po e nxirtye pertej Ballkanit , erdhi Anglia qe te ndihmoi te kesh ate shtet qe ke sot, se ndryshe nuk do kishe asnje lloj shteti . Por do perfundoje ne shkteterine e Gobit, andej nga erdhe si qen rrugesg
kjo hapet bytheshjashte aty brenda tu ja q... fort dashnorin...
taulant balla ia ka kercyer te jemes se vet sot shkon ia mban gojore erjon veliajt