Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, autorët u larguan me motor, një prej tyre u fut në lokal me skafandër

19 Prill 2023, 14:28Kronika TEMA

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, autorët u larguan me motor,

Autorët të cilët vranë biznesmenin Ardian Nikulaj në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30 janë larguar me motor.

Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të çojnë në kapjen e autorëve si dhe ka ngritur kontrolle në gjithë zonën.

Burimet për Euronews Albania konfirmojnë se personi që ka qëlluar 2 herë mbi Nikulajn ka pasur të veshur një jelek fosforishent.

1 Komente

  1. L
    Lani

    Si në rendin primitiv po sillemi. Jo vetëm trishtim por edhe turp për këtë shkallë zhvillimi njerëzor

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje