Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

27 Shtator 2025, 22:45Kronika TEMA
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe

Mbetet ende mister vdekja e Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”.

Policia thotë se ka lënë të lirë Eqerem Braçin, ortakun e tij i cili u shoqërua bashkë me dy djemtë që prej mëngjesit të së shtunës.

Rezulton se Braçi dhe djemtë të kenë qenë personat që e shoqëruan biznesmenin për gjah. Dëshmia e tyre ka bindur policët. Biznesmeni dhe djemtë siç mëson Top Channel kanë thënë se iu është rrezikuar jeta njësoj si italianit, pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Edoardo Sarchi sipas dëshmisë është qëlluar me kallashnikov. Biznesmeni dhe djemtë e tij janë larguar për tju fshehur breshërisë së plumbave natën e krimit.

Mediat italiane shkruajnë se fabrikën e tullave në Shqipëri e themeloi xhaxhai i Sarchi-t, Augusto Nidoli, ndërsa vetë viktima në Itali njihet për lidhjet me politikën që ka pasur babai i tij, Vittorio Sarchi që ka shërbyer si këshilltar bashkiak.

2 Komente

  1. R
    Real

    E kush qenkan ato qe qelluan me bresheri pervec se bandat e armatosura te ripjelljes. Viktima u gjet me nje goditje plumbi. Ky ortaku me djemte eshte vetem ashtu sic thote Berisha, nipi i Gramoz Rucit dhe i afert me Termet Pecin, pjese e bandave te ripjelljes qe kyrrsesi nuk duhej te liroheshin. Eshte nje ngjarje qe tregon se sa te mbrojtura jane investimet e huaja ne Albanistan. Shtet i molepsur nga krimi

    Përgjigjjuni
    1. M
      MIQTE E KRIMINELEVE KANE EMER

      I ka liruar gjykatesi ENGERT PELLUMBI, ai qe nuk fali Saimir Tahirin. KJO ESHTE DREJTESIA JONE.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje