Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Ulsi Manja: Kam dhënë alarmin për më shumë siguri për punonjësit e drejtësisë

8 Tetor 2025, 10:52Kronika TEMA
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Ulsi Manja: Kam dhënë alarmin për

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e quajti shok të mirë gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja, teksa bëri homazhe për nder të tij në Pallatin e Kongreseve.

Ai zbuloi se kishte punuar me gjykatësin në Shkodër, në vitet 2002-2007, kur Manja ishte prokuror në këtë rreth.

“Drejtësia ka humbur një qytetar model, një familjar i devotshëm, ndërsa ne një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse. Unë e kam thënë që është një akt barbar dhe kam dhënë alarmin për më shumë siguri për punonjësit e drejtësisë”, tha Manja.

Kalaja u vra në sallën e gjyqit ditën e hënë, pasi po jepte një vendim për një çështje pronësie. Për ngjarjen u arrestua Elvis Shkambi, 30 vjeç, i cili ishte pjesë në proces. Ai gjithashtu plagosi Rakip dhe Elvis Kurtajn, palë kundërshtare në proces.

Policia arrestoi edhe xhaxhain e Elvisit, Gjon Shkambin, i cili ishte i pranishëm në sallë kur ndodhi vrasja. Gjithashtu u arrestua edhe roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj, i cili akuzohet se ka lejuar Shkambin të futet në gjykatë me armë, pa i kryer kontrollet e duhura. 

2 Komente

  1. A
    Analfabet funksional i drejtësisë

    Epo helbete, aq mundësi kishe ti Hullusi, të jepje Alliarmin... Se ti ishe Ushtari tek çanga, dhe aq fuqi kishe ti, sa të jepje alliarmi. Se mos kishe fuqi ti për Iniciativë ligjore në Parlament, për fushën e drejtësisë... Nuk kishe ndonjë funksion të rëndësishëm ti në fushën e drejtësisë, që të bëje gjë...!!! A të marr purtha shalët ty i thomi ne për ksi rastesh, si ky i yti...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Drejtesia sjell siguri dhe jo e kunderta...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje