Vrasja me thikë e Aurelio Dervishit në Tiranë, Apeli lë në burg 4 të miturit

30 Prill 2024, 13:36Kronika TEMA
Vrasja me thikë e Aurelio Dervishit në Tiranë, Apeli lë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 4 të arrestuarit për vrasjen e Aurelio Dervishit në Tiranë. Ky i fundit u vra te rrethrrotullimi i Shkozës pas një sherri mes 2 grupe të rinjsh, mbrëmjen e 31 marsit, rreth orës 21:50.

Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë, ndërroi jetë rrugës për në spital. Sipas policisë, të rinjtë ishin me dy makina, të paktën nga tre të rinj në të dyja grupet. Aurelio Dervishi ishte pasagjer në njërin prej mjeteve.

Pas një konflikti të çastit mes tyre, ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përleshur me thika mes tyre. Njëri nga 4 agresorët, nxori thikën dhe godet direkt në zemrën e Aureljos, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, përmes Unazës Lindore të Tiranës në drejtim të Farkës. Ata u kapën mëngjesin e 1 prillit, në zonë e Farkës.

Lini një Përgjigje