Vrau 25-vjeçaren në oborrin e shtëpisë me makinë, shoferi ishte nën efektin e drogës

31 Gusht 2022, 10:22Kronika TEMA

Vrau 25-vjeçaren në oborrin e shtëpisë me makinë,

Është arrestuar drejtuesi i mjetit i cili përfundoi në oborrin e një shtëpie në Tiranë ku humbi jetën një 25 vjeçare.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Thaçi, 40, banues në Tiranë,, sepse në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke drejtuar nën efektin e lëndëve narkotike, mjetin tip “Audi”,  ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me portën e një banesë dhe ka hyrë në oborin e banesës, ku ka aksidentuar shtetasen Marjana Sahitaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila për pasojë ka ndrruar jetë në spitalin e Traumës”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit  dhe identifikimin e viktimës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje