Vrau 3 gra, Dan Hutra: Nuk do prisja të vinte mashkulli në shtëpi, qëlluan të gjitha femra! Kërkova vjehrrin nëpër dhoma dhe nuk e gjeta

18 Prill 2023, 13:59Kronika TEMA

Vrau 3 gra, Dan Hutra: Nuk do prisja të vinte mashkulli në

Tre gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën më 1 Mars 2023 në kryeqytet nga një person i vetëm, Dan Hutra. 40-vjeçari, që sot është prapa hekurave, brenda pak orësh vrau 3 gra të ndryshme si dhe la të plagosura 3 të tjera.

Ai ka folur nga burgu 302 përmes telefonit për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, duke shpjeguar përse i ka bërë krimet.


Dan Hutra u mundua të justifikonte vrasjet e tij, ndërsa gazetari Spartak Koka i kujtoi se ka vrarë persona të pafajshëm, ndër të cilat edhe kunatën e ish-partneres së tij Elena Hysa e cila ishte dhe shtatzënë.

Vetëm për këtë rast Dan Hutra shprehu pendesë, ndërsa sa i përket faktit që ka vrarë vetëm gra, ai tha se ishte fati i keq që rastisi në këtë mënyrë.

Spartak Koka: Po njerëz të pafajshëm ke vrarë.

Dan Hutra: Kush është ajo?

Spartak Koka: Është nusja e vëllait të Alketës që ka qenë shtatzënë.

Dan Hutra: Unë atë e përmenda vetë i pari. Unë nuk e kam vrarë në rrugë atë. Nuk është krenari pse e kam vrarë unë atë. Do shpjegohem unë pse i kam vrarë.

Spartak Koka: Krenari nuk është të vrasësh asnjë njeri!

Dan Hutra: Për fat të keq qëlluan të gjitha femra. Po unë s’do prija kur të vinte mashkulli në shtëpi dhe të bëja vrasjet. Unë e kam kërkuar vjehrrin atë ditë nëpër dhoma dhe nuk e gjeta.

Lini një Përgjigje