Zbardhet dëshmia e babait të Jonadës që u vra nga polici Arjan Tase: Erdhi me shpejtësi skëterrë

5 Gusht 2022, 16:28Kronika TEMA

Zbardhet dëshmia e babait të Jonadës që u vra nga polici

E marta e 2 gushtit ishte një ditë tragjike për gjithë Shqipërinë, pasi në plazhin e Potamit në Himarë, skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, pa përplasur për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia, e cila ishte duke u larë në breg të detit me babain e saj Bledarin.

Abc ka zbardhur dëshminë e babait të 7-vjeçares, Bledarit i cili ka thënë para uniformave blu, se pak çaste para ngjarjes tragjike një skaf i bardhë është afruar pranë bregut nga ku ka zbritur një vajzë, ndërsa më pas në skaf kanë hipur një gura dhe dy fëmijë, ndërkohë brenda në mjet ndodheshin dhe dy burra.

Bledari ka rrëfyer se skafi pasi ka kaluar piketat është nisur në drejtim të vendit ku po lahej ai bashkë me vajzën të kapur përdore dhe i ka ndarë, ndërsa ka goditur Jonadën duke i shkaktuar prerje në të gjithë trupin.


Gjithashtu në dëshmi Bledari tregon se oficeri i policisë Tase fillimisht ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por më pas është kthyer sërish.

 

2 Komente

  1. g
    goni

    O njerez alarm:sportistet shqiptare po behen gati te marrin pjese ne lojrat ilamike.E kuptoni cfar po na bejne po na damkosin fare.

    1. S
      Shqipetar

      ...e cfare te keqe ka ketu o shoku goni ?!!! Goni eshte emer i pervecem ndaj shkruhet me G e jo g.

      Lini një Përgjigje