Nga stërvitja e forcave RENEA te vilat qeveritare në Dajt, zbardhen detaje nga rrugëtimi i spiunëve rusë dhe ukrainas në Shqipëri

20 Dhjetor 2022, 12:11Kronika TEMA

Nga stërvitja e forcave RENEA te vilat qeveritare në Dajt, zbardhen

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sulmin e pak muajve më parë në Uzinën e Gramshit, ku 2 rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hynin brenda zonës ushtarake.

Gjatë tentativës për të hyrë në uzinën ushtarake, Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, u konfrontuan edhe me ushtarët që ishin në ruajtje të objektit, duke sulmuar dy prej tyre me lëndë kimike.

Ata akuzohen se fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinën e armëve të Gramshit dhe se sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

BW shkruan se këtyre shtetasve iu janë gjetur pamje filmike të marra përmes dronit apo edhe telefonave. Mësohet se ditët e fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri, tre të rinjtë kanë filmuar dhe dy objekte të rëndësisë së veçantë, si Reparti RENEA, pamje që u gjetën në aparatet fotografike.

Ajo çka mbetet e paqartë është se si këta 3 shtetas kanë ngritur dronin mbi një repart special, të rëndësisë së veçantë dhe nga ana tjetër ky mjet fluturimi nuk është pikasur. Po ashtu bëhet me dije se është duke u hetuar nëse turistët kanë pasur në fokus të filmimeve të tyre ndonjë efektiv të RENEA-s, apo programet e tyre stërvitore.

Gjithashtu bëhet me dije se janë filmuar edhe vilat e qeveritarëve në zonën e Dajtit. Sipas hetimeve të deritanishme, është konstatuar se tre të rinjtë për minuta të tëra kanë filmuar çdo detaj nga vilat qeveritare, përmes droneve.

Dokumentimi i ngjarjes është ende në vijim e sipër, ndërkohë që pritet të Prokuroria të dalë me një version zyrtar në javët në vijim./BW

2 Komente

  1. k
    kashi

    ore i lini keta budallenj te lire se mos na hedh ndonje bomb putini

    Përgjigjjuni
    1. R
      Remo

      Shikoni, nese kane filmuar gje ne Lalez dhe Surrel, atehere te denohen me vdekje maskarenjte, ketu, i kane thyer gjithe kodet e mikpritjes. Ne Shqipot, mund te tolerojme cdo gje po kur behet llaf per politikanet, te pi e zeza, ne si t'ia bejme zotit qe do te na i marri nje dite e ky eshte hall me vete, na dalin dhe keta tani.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje