Zbardhen detaje të reja: Si i dha fund jetës Sokol Halili, në banesë iu gjet edhe një predhë

3 Dhjetor 2022, 10:13Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja: Si i dha fund jetës Sokol Halili, në

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku u vra me armë zjarri nga ish-burri gruaja shtatzënë Hamide Magashi.

Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.

Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

“Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit  kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Me tre plumba, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, oborrin e maternitetit të Prishtinës.

35-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje nga gjykata. Ajo u përcoll në banesën e fundit një ditë më parë në Lipjan.

Lini një Përgjigje