"Do ta vras burrin e motrës e do të bëj s*ks në prezencën tënde": Zbardhet dosja e kërcënimeve të Sokolit ndaj Hamides

1 Dhjetor 2022, 19:51Kronika TEMA

"Do ta vras burrin e motrës e do të bëj s*ks në

“Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj seks në prezencën tënde”. Këto ishin fjalët e autorit Sokol Halili që ishin denoncuar në Polici nga viktima Hamide Magashi në korrik të këtij viti. 

"Kallxo" ka siguruar dosjen hetimore në të cilën përfshihet deklarata e 35-vjeçares, të cilat i kishte dhënë në hetuesi muaj më parë.

Hamide Magashi është vrarë mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në oborrin e maternitetit të Prishtinës. Autori dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili është ende në arrati.

E ndjera Magashi kishte denoncuar në Policia se ishte dhunuar shpesh herë nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili.

Ajo kishte deklaruar se në çdo vizitë të cilën e kishte bërë te familja e saj kishte qenë nën praninë e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.

Përpos dhunës Magashi kishte deklaruar edhe se çdo pagë të cilën e realizonte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit duke ia paguar kështu edhe gjobat në trafik.

Hamide Magashi kishte deklaruar se disa herë më radhë ishte kërcënuar me armë. Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.

Pas këtyre deklaratave në fund të muajit korrik të këtij viti ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Sokol Halili. Gjatë kontrollit atij i ishin gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas. Pasi ishte pyetur në lidhje me këto armë të sekuestruara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt.

Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro. Përpos akuzës për armbëtjeje pa leje, në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosjes, ku rasti është duke u trajtuar.

7 Komente

  1. I
    Illyrian

    b-#! qr njeri

    1. V
      Vranakonti

      Graja e tij ka bere gabim qe nuk ka mesuar si perdoret pistoleta apo arma e gjahut dhe t'i jepte nje plumb ballit burrit te saj. Do quhej burrnesh.

      1. M
        Mentalitet primitive, barabar, islamik.

        300 evro për arem pa leje? KY ështe korrupsjoni i Talibanve. Poshte mentaliteti barbare, primitive, islamike, lindore Turko Otomane.

        1. E
          Ernesta

          Prijani mishin Copa copa

          1. A
            Alba

            Ky duket qe eshte i semure psiqik. Nusen e ka patur si drita. Fajin e kane familjet qe s'dine te rrisin femije dhe nuk shkojne ti diasgnostifikojne.

            1. E
              Ersa

              Nëse e ndjera vizitonte familjen e saj vetën në prani të vjehrrës, atëherë dhe vjehrra është bashkëpunëtore në dhunën sistematike që viktima ka përjetuar. Sa kaq që kjo grua nuk pati askënd që ta ndihmojë akoma dhe me barkun te goja.

                Lini një Përgjigje