Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Ishte bërë i padurueshëm! Planin e realizova me motrën

24 Shkurt 2024, 09:19Kronika TEMA
Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në

Zbardhet dëshmia e Hysen Metës, djalit 25 vjeçar i cili bashkë me të motrën, 19 vjeçe, vranë babanë, Pëllumb Meta.

Për të fshehur trupin dhe groposur në kasollen e lopës e ndihmoi vëllai i vogël Amarlido, 21 vjeç.

''Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje.Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai.

Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im.

Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia'', ka deklaruar djali Hysen Meta.

6 Komente

  1. I
    Illo

    Çfare fatkeqesie per keta femije! Nga monstra rriten vetem monstra!!! Pse more femije e bëte?!! Pse e shkaterruat veten tuaj keshtu?! Qe nga fytyra duket qe ati juaj ishte nje monster dhe ju i dhate luksin qe dhe ju te beheshit te tille! Uroj qe te gjendet nje avokat t’i ndihmoje keta femije! Per menfimin tim viktimat e vertete jane femijet dhe nena e tyre qe nuk ka pasur asnje shans t’i ndihmonte per te parandaluar kete vrasje. Sa baballare ka te tille ne Shqiperi, qe sillen ne shtepi si tirane. Nuk ka femije te keqinj (me perjashtime), ka prinder te keqinj, sepse prindi edhte ai qe edukon femijen!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesoini femijet me pun jo gjum

      Po ke shume te drejte.. sense ne kte dite nuk ka rruge zgjidhje tjeter. Keta te 3 jane ne moshe madhore. Nuk te pelqeu menyra si ai sillej? Ikni te tre, merni shpi me qera dhe jetoni me vete. Gjeni pun dhe paguani qerane dhe jeni rehat. Nuk fle gjum nje 24 vjecar ne mes te dites. Dembela, ikin me mendjen se eshte babi ne pun. Mamaja ne are Duke punuar, djali 24 vjec ne gjum.. nuk mu duk njeri I keq ne foto. Si cdo baba ose prind qe do te mire per frmijet e vet. Nuk jam dakort qe babai te gjej burrin per gocen po ne shqiperi kto vazhdojne.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kritiku

      Sa here do te lexojme per kete ngjarje? I keni bere lajmet si titrat ne televizion. Permblidheni lajmin ne nje te vetme dhe botojeni. Mos sillni idiotesira te shkruajtura ne disa rrjeshta. Gazetari malokesh!

      Përgjigjjuni
      1. s
        shenjatari

        Shenavlash Tapes on Netflix

        Përgjigjjuni
        1. t
          toni

          Ata femije duhen varur te tre. Po te mos u pelqenin rregullat e babait ato mund te largoheshin nga shtepia e babait se ishin ne moshe mallore.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fjalë me vend

            "Bëmë baba të të ngjaj!", apo "Bëmë baba të të pushkatoj." ?? Babai bënte dy punë për të rritur fëmijët. T'i ushqente, t'i vishte, t'i mbathte !!! Do shkonte të merrte turnin e rojes së natës, dhe "ia kërcasin me pistoletë fëmijët". Po nëse do ta fejonte vajzën pa dëshirën e saj ky baba, pse nuk u largua nga shtëpia vajza? A nuk e mbante vajzën në shkollën e lartë ky prind duke bërë dy punë?? Po nëse ky baba na paska qenë kaq autoritar edhe i dhunshëm, fëmijët le të bënin denoncim ose të largoheshin nga shtëpia qoftë edhe duke marrë nënën me vete, dhe ta linin babain e ndjerë vetëm derisa ai të reflektonte. Ose edhe nëna e këtyre fëmijve të ndahej nga i shoqi. Nga ana tjetër, duhet parë edhe trashëgimia genetike e fëmijëve, dmth., jo vetëm nga babai i tyre, por edhe nga nëna. A ka patur precedentë kriminalë të ngjashëm, bie fjala nga dajat, xhajat e këtyre fëmijëve vrasës?? Po si mund të bien në një mendje tri fëmijët e rritur mbi 18 vjec të vrasin babain e tyre..?? Sepse të tri janë vrasës, pavarësisht se kush qëlloi katër herë mbi babain e tyre. Kjo është vërtet një llahtar që të le të shokuar e pa fjalë! E kur shikon këta fëmijë që janë edhe të bukur dhe engjëllorë nga fytyrat !!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje