Detaje tronditëse: Tre fëmijët vranë babain e tyre në një nga dhomat e shtëpisë, më pas trupin e transportuan duke e varrosur në kasolle!

23 Shkurt 2024, 19:15Kronika TEMA
Detaje tronditëse: Tre fëmijët vranë babain e tyre në

Të tjera detaje tronditëse ka zbardhur policia e Durrësit për krimin e rëndë në familje, ku tre fëmijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babain e tyre, Pëllumb Meta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku autor ka qenë djali i madh, Hysen Meta 24 vjeç, ndërsa në krim kanë bashkëpunuar vajza, Hygerta Meta dhe djali tjetër, Amarildo Meta.

Tre fëmijët pasi kanë kryer krimin në një nga dhomat e shtëpisë, e kanë transportuar trupin e të atit në një kasolle në ambientet e jashtme të banesës, ku edhe e kanë varrosur për të fshehur ngjarjen.

Më pas, djali i madh shkoi në polici për ta denoncuar si të zhdukur.

Pasi u arrit të zbulohej se nuk bëhet fjalë për zhdukje, por për një krim, policia tha se në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi.

Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Të tre fëmijët tashmë janë vënë në pranga, ndërsa nëna e tyre, Blerina Meta është në hetim në gjendje të lirë.

8 Komente

  1. E
    Era

    Keto nuk mundet te kene emrin femije,jane thjesh mostra te ndyra te shoqerise tone te pavlere

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni M.

      Perfundimisht ne ket krim makaber... femijet duhet te nzjerrin te verteten me qellim qe te lehtesohen nga akuzat per vrasje me dashje dhe groposjen e babait te tyre... ka mundesi qe nena te jete ajo qe fshihet mbas krimi?!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liridona Vs Pellumbit

        U vra nje Burre, pune e madhe, problem do ishte po te vritej nje Grua. Burrat nuk perbejne as laj as kauz per te pozuar si qytetar te botes neper studio televizive. Kur u vra e ndjera Liridona, u kthye ne nje kauz kombetare.... per kete te shkretin, prite kur te dali qe e kishte fajin vete...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje