Ervis Martinaj? Flet sërish Taulant Balla: Kësaj çështje po i shkojmë deri në fund

23 Shkurt 2024, 13:50Kronika TEMA

Ervis Martinaj? Flet sërish Taulant Balla: Kësaj çështje

Ministri i Brendshëm i është përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. I pyetur se deri ku kanë arritur hetimet për sa i përket dosjes së Ervis Martinajt, “duke qenë se Policia e Shtetit kishte vendosur disa afatet për të kthyer një përgjigje, por duket se këto afate ende nuk e kanë nxjerrë fatin e tij”, Balla u shpreh se policia do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Unë i qëndroj bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë. Të jeni të sigurt që Policia e Shtetit e bën detyrën e saj, 24 orë, çdo ditë, edhe ndaj këtij angazhimi, për t’i shkuar deri në fund, jo vetëm kësaj çështjeje, por çdo çështjeje tjetër të pazbardhur. Pjesë e analizës sonë sot, me DVP Korçë, do të jenë edhe ngjarje të vjetra kriminale, në Korçë, të pazbuluara”, theksoi Balla për mediat.

Gjithashtu, Balla tregoi situatën sa i përket mundësisë së një marrëveshjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sa i përket ekstradimeve, ku fshihen një pjesë e mirë e të kërkuarve nga autoritetet shqiptare.

Ne po punojmë intensivisht për një gjë të tillë, sepse kjo lidhet, në mënyrë të qenësishme në qasjen tonë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk mund të pranojmë që persona, të cilët kanë hesape të hapura me drejtësinë shqiptare, t’i fshihen asaj në vende me të cilat ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Edhe pse besoj e keni parë, sikurse ia arritëm me Marokun, me të cilët nuk kishim një marrëveshje ekstradimi, dhe besoj që do t’ia arrijmë me çdo vend një marrëveshjeje të tillë, apo dhe jashtë marrëveshjes, për t’i dhënë fund kësaj kulture pandëshkueshmërie”, tha Balla.

Lini një Përgjigje