Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija: Detaji që ngre dyshime mbi krimin

23 Shkurt 2024, 10:18Kronika TEMA
Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija: Detaji që

Detaje horror kanë dalë në dritë nga vrasja në Durrës këtë të premte. 

Sipas informacioneve, viktima Pëllumb Meta ishte tip shumë autoritar në familje dhe askush prej tyre nuk guxonte t’i kthente fjalën.

Dyshohet se brenda familjes kishte dhunë nga kryefamiljari.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, kasollja e lopës së familjes Meta, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë dhe e groposur me kujdes.

Veprime që dëshmojnë se nuk mund t’i bënte e vetme dhe në gjaknxehtësi e sipër vajza Hygerta Meta, e cila ka marrë përsipër krimin.

Policia gjeti pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të 50-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij, dhe pas hetimeve ka zbuluar se ai është vrarë nga e bija.

Sipas autoriteteve, 19-vjeçarja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.

Mësohet se babai i saj (viktima), punonte si roje te tregu i makinave në Nishtulla.

Vajza ishte studente në vit të parë në Universitet, ndërsa dyshohet se ka patur lidhje me një djalë, çka sipas deklarimeve e ka kundërshtuar i ati që donte ta fejonte me një tjetër.

Ajo ka deklaruar se pavarësisht kundërshtive që i ka bërë vendimit të të atit, ai nuk është tërhequr nga vendimi për fejesën me një djalë që vajza nuk e donte.

Kjo, sipas saj e ka çuar që të ndërmarrë aktin makabër, duke e vrarë, mbështjellë me batanije dhe groposur.

19 Komente

  1. U
    Ura e bahcallekut

    Tashme eshte bere e modes dhune nga kryefamiljari. Ai punon i mban familjen i shkollon i ushqen, i keshillon dhe ato dredhin bythen dhe thon dhune. Po cfare dhunet o psikopate o njerez te neveritur, shohim neper ekrane tv do karapitike, qe thone dhune e ato nuk din cka eshte familja por jetojbe neper hunj jo ne shpija.familja eshte e shejte kush respekton familjen eshte me i lumturi ne bote. Ajo vajze e te tjere qe fshihen mbas saj ti bien ne kalana e razafes e ti carin me krye poshte se e meritojne. Ai paste rahmet e familjen pjesen e shendoshte te familjes Ishalla i forcon zoti

    1. Q
      Qytetar

      Po ty mor bahçallek do te vriste femija ne ate menyre meqe qenka ne mode? Nese jo, pse mendon se kjo e ka vrare baben per qejf? Hetuesit duhet t‘i zbardhin te gjitha rrethanat e ngjarjes sepse kjo ngjarje duhet te kete arsyje me te thella se kaq. Duhet te informohen edhe mbi karakterin dhe sjelljen e viktimes dhe familjareve te tij.

      1. U
        Ura e bahcallekut

        O qytetar uroj qe te jesh, a vritet baba a e ke vra baben ti tregoju lexuesve. Ajo duhet vare bashje me ato qe jan bashkpuneu. Nuk e si o fshatar a e ke lexue shjrimin me kujdes cja jam shkru

        1. Q
          Qytetar

          Te siguroj qe jam qytetar prej shume brezash dhe boten e njoh me mire se ti. Ndaj prinderve te mij ushqej vetem ndjenja dashurie e respekti per kujdesin qe kane treguar dhe sakrificat qe kane bere per mire-rritjen time. Prandaj ngre pyetjen: çfare i ka bere ky femijeve qe kane reaguar ne kete menyre?

          1. U
            Ura e bahcallekut

            Ndoshta por pikpyetjet tuaja ndaj kesaj vrasje makabre thone te kunderten. Cfardo qe te kete prindi nuk vritet nga anet tona andej nga ju nuk e di. Qytetare e njeh boten me mire se une, kur ti vene ne pikpyetje vrasjen e prindit kjo tregon se e njeh mire shume jeten., nuk e diskutoj? . Meqe shume njerez jan urrejthe patologjike per baben , per pislleqe te fimijeve bene adn dhe i heq dyshimet tij.keta monstra qe vrasin prindrit duhet rjepur per se gjalli keshtu thot populli. Kultura qytetare nuk e di se nuk kam jetue kurre ne qytet vetem shtat breza bo bejme . Gjithsesi uro qe te gjit maskarenjt dhe pederastat qe vune dore mbi prinderit te varen

          2. s
            sako

            po hedh nje ide, qe ishllah nuk eshte e vertet. Nqs babai abuzon seksualisht me vajzen e vet, ka te drejte familja te mbaje qendrim deri ne vrasje??

        2. V
          Vranakonti

          Asnje lajm nga Tema per afrikanet e arabet qe do sjelli sipas ligjit shqiptar te EdRahmanit Italia!

        3. U
          Ura e bahcallekut

          Tashme eshte bere e modes dhune nga kryefamiljari. Ai punon i mban familjen i shkollon i ushqen, i keshillon dhe ato dredhin bythen dhe thon dhune. Po cfare dhunet o psikopate o njerez te neveritur, shohim neper ekrane tv do karapitike, qe thone dhune e ato nuk din cka eshte familja por jetojbe neper hunj jo ne shpija.familja eshte e shejte kush respekton familjen eshte me i lumturi ne bote. Ajo vajze e te tjere qe fshihen mbas saj ti bien ne kalana e razafes e ti carin me krye poshte se e meritojne. Ai paste rahmet e familjen pjesen e shendoshte te familjes Ishalla i forcon zoti

          1. A
            Asd

            Paska shume kerkesa per fejese. Lum ai dhender!

            1. K
              Kulla e drenices

              Hahaha e bukur, asd hall me ken mbeturina kandidatet per fejes.

              1. V
                Veleciku

                Sa mire e the,, por mjer ai dhenderr cfar handrakut e pisllekut i afrohet, eshte rrezik me pastrue shpin e thetrit e me mbush shpin tende mi material skarco

              2. K
                Kulla e drenices

                Qysh vritet baba bre. Akeni mendjen ne krye o qytetar. Apo jeni rrit rrugash

                1. A
                  Arturo Ui...

                  Injoranca i ka rrenjet te thella keto 30 vjet,nese do martohej me ate qe do I thoshte I ati, pas pak vitesh ose do vriste veten ose burin se divorcin nuk ta japin keto lloj mostrash, kjo eshte te dashur shqipo,qe prishet shtepit e kultures,bibliotekat,uzinat ,fabrikat, e ndertuat kazinote,bordellot, big brodherin etj,.. Po çu bere Enver djali se neve na plasi xhani??!! Anetè te mira shume te gjitha ne rreth e vune...etj etjj...

                  1. O
                    Operacioni Zjarri

                    Ah po Enver nuk ben me nena keshtu qe jemi te detyruar te jetojme me vrasje, grabitje e droge.

                    1. A
                      Auuuuu ben ujku

                      Shoku Enver ne fakt nuk e vrau babain (megjithese nuk shkonin mire), por kunatin dhe shoket e luftes ama i beri shoshe.

                    2. e
                      erjola hoxha e bija e flamurit dhe teutes dashnorj

                      q.v. gr..an e arbi maznikut ohoho hahahahaha mero baze lepires pushteti ca djathtas ca majtas

                      1. P
                        Prindi

                        Te paste dtrite shpirti o baba!Kohe te keqija po jetojme.Nuk e dime se kush do te na vrase!?

                        1. B
                          Beksi

                          O njeres po barazoni vrasjen me 'dhunen"ne familje. Sipas llogarive te mia 50% e prinderve shqiptare duhet te ishin vrare

                          1. K
                            Kastro

                            Ti ke fol më qarte se sa të gjithë.

                          Lini një Përgjigje