Horror në Durrës, 19-vjeçarja vret babain dhe e varros në oborrin e shtëpisë: Donte të më fejonte me zor

23 Shkurt 2024, 09:10Kronika TEMA
Horror në Durrës, 19-vjeçarja vret babain dhe e varros në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Policia ka gjetur pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të një 50-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij, dhe pas hetimeve ka zbuluar se ai është vrarë nga e bija.

Sipas autoriteteve, e reja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.  

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur. 

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë. 

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’”.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

10 Komente

  1. s
    stop dhunes ndaj grave

    Vari trapin se burre eshte vrare, po te ishte vrare grua do ishte femicid dhe do behej lufte neper medja. Vajza e viktimes ka pasur te drejte ta vriste dhe per kete duhet dekoruar nga te gjitha levizjet feministe.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      bravo vajza, nje sunit me pak.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taqka

        Dhetar dua te te qi njehere ne bythe

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkodrani-Belgjike

        Me keqardhje e them familja Shqiptare ka marr fund, ngjallu Enver e shif si jan ba Shqiptart monstra.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nëse ështe e verteta atëher gjërat duhet parë ndry

          Nëse vert e ka vrarë për motivin e dhunës dhe që ai ka dashtë ta fëjojë me zort atë gjëra duhët parë ndryshë,.. Kurë çdo femrë në Shqiprie kryën akte të tilla, kunder këtyrë islamikve të prapambetur, që janë njësoj si komunistat kuo dhune, vrasje dhe terrorë në familje dhe komuniteti.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            O zoteni apo zonje,mos ngaterro prapambetjen islamike me komunistet a derezi. Komunistet ishin ata qe zhduken islamizmin,dhe çliroi popullin nga ankthet e fes, duke ngritur larte se feja e shqipetarit eshte SHQIPTARIA. Komunizmi eshte kundra fes dhe krijimin e nje njeriu te ri me tiipare te reja perparimtare,te qet e te lire,duke u hapur lufte frontale gjithe prambetjeve shekullore fetare qe kishin mbytur njerzit.Komunizmi u hapi syt njerzeve dhe u tregoi rrugen e vertete,se çdo gje behet nga duaret dhe mendja e njeriut.Zot eshte njeriu.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bahcalleku

            Ngushllime familjes. Vareni e lenje deri sa ta han korbat kete monster.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasan kovaci

              Me vjen shume keq per humbjen e ketij personi.por po ta kete vrare vajza do te thote qe eshte kopile...

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hasan kovaci

                Me vjen shume keq per humbjen e ketij personi.por po ta kete vrare vajza do te thote qe eshte kopile...

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Julian Laci

                  Mos beni komente me fatekeqesine e te tjereve Mund te ndodhe edhe juve.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje