
Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një 19-veçare dyshohet se vrau babanë e saj.
Rreth orës 15:00, pas disa orësh kontrollesh në ambientet për rreth banesës për të gjetur armën e krimit dhe pyetur sërish Hygertën 19 vjeçe mbi veprimet e kryera në kohën e krimit.
Në pyetje është marrë nëna e saj. Policia mori me vete përveç të arrestuarës edhe nënën e saj e cila vazhdon të jetë në statusin e të shoqëruarës, ndërsa e gjithë familja Meta, gruaja dhe dy djemtë përkatësisht 25 dhe 21 vjeç, janë të dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit.
Ndërkohë drejtues të policisë deklarojnë për TCH se as arma e krimit dhe as celulari i viktimës nuk janë gjetur ende.
Hetimet vijojnë dhe për përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes që mund të ketë bashkëpunuar në krim.
Ngushëllimet për viktimën po priten në shtëpinë e të vëllait, ku përveç vajzës së madhe të familjes që është e martuar, ka mbërritur pak çaste më parë dhe një motër e viktimës.
Ate e padyshim qe ne bashkepunim me vajzen dhe nenen ,kryersi i krimit eshte personi i dashuri i vajzes qe ne bashkepunim ka kryer vrasjen!Arma dhe celulari gjenden tek i dashuri i saj ,ku ndoshta nepermjet vrasjes me pagese ka kryer krimin!Vrasjen nuk e ka bere as vajza dhe as djemte por nje person i trete i cili eshte paguar per kete akt barbar!