“Babai u vra dhe më pas u varros”- Policia zbardh të vërtetën dhe dinamikën e krimit në familje: Tre fëmijët bashkëpunuan, në hetim edhe nëna e tyre

23 Shkurt 2024, 18:35Kronika TEMA
“Babai u vra dhe më pas u varros”- Policia zbardh të

Policia e Durrësit ka zbardhur të gjithë dinamikën e krimit të rendë në familje, ku tre fëmijët vranë me armë zjarri babain e tyre, Pëllumb Meta dhe më pas e varrosën atë, me qëllim për të fshehur ngjarjen.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Durrësit tha se në pranga janë vënë, tre fëmijët, Hysen Meta i cili dyshohet se ka qëlluar babain, vajzën Hygerta Meta dhe djali tjetër, Amarildo Meta, të tre autorë në bashkëpunim të krimit.

Ndërkohë në hetim në gjendje të lirë është edhe nëna e tyre, Blerina Meta.

Policia sqaroi gjithashtu se vrasja ka ndodhur në një prej dhomave të banesës dhe më pas trupi është transportuar dhe varrosur në një kasolle.

“Në datën 22 shkurt u arrit të zbulohej se nuk kishim të bënim me një zhdukje personi, por me një krim. U gjet trupi i viktimës, i cili ishte i varrosur në oborrin e banesës. Viktima u zhvarros dhe pas ekspertizës rezultoi se ishte vrarë me armë zjarri. U gjetën provat dhe u arrestuan në flagrancë anëtarët e familjes, vajza dhe dy djemtë. 

Rezultoi se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një prej dhomave. Më pas trupi është varrosur në kasollen që ndodhej afër. Gjatë këtyre veprimeve është gjetur edhe një predhe armë zjarri me të cilën është kryer krimi.

Janë gjetur pjesë të tjera të armëve të zjarrit, është sekuestruar kallashnikov, tesha të tjera të cilat do ti nënshtrohen analizave.

Në tërësinë e hetimeve, u arrit që të gjendej edhe arma e krimit, pistoleta, në një zonë moçalore. Shtetasit e përfshirë në krim kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë konfliktet familjare dhe nxitja prej babait që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj.

Materialet janë dërguar pranë Prokurorisë Durrës dhe vazhdojnë veprimet e tjera me qëllim që të përcaktojmë persona të tjerë nëse ka të përfshirë”, tha Skënder Hita, drejtori i Policisë Durrës.

I pyetur për rolin që kishte vajza 19-vjeçare në këtë krim, drejtori i policisë tha: “Këto janë pjesë e hetimeve të mëvonshme, nuk mund të japë të gjitha informacionet për arsye të sekretit hetimor, por edhe 19 vjecarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje. Arsyeja ka qenë që kjo dhe familjarët e tjerë kanë pasur konflikte”.

Ndërsa roli i djalit të vogël ka qenë fshehja e kufomës pas krimit.

Më herët gjatë ditës, vajza 19-vjeçare, Hygerta Meta kishte deklaruar se vrasjen e ka kryer ajo, por policia zbardhi se arma është shkrepur nga djali i madh, Hysen Meta.

2 Komente

  1. t
    tetovari2

    Hetuesija tani ka për detyrë që ta gjejë personin për të cilin duhej të "fejohej"me detyrim vajza.Jo për gjë , vetëm që të vërtetohet se vërtet prindi e ka detyruar të fejohet pa dëshirën e saj!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      Jo jo shoku Mero, babai u varros dhe me pas u vra.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje