Zjarr i përmasave të mëdha pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

1 Gusht 2024, 12:48Kronika TEMA
Zjarr i përmasave të mëdha pranë ish-repartit ushtarak

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.


Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish- repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.

Lini një Përgjigje