Zjarr në fshatin Bulçar të Gramshit, helikopterët ndërhyjnë për të shuar flakët

21 Shtator 2025, 09:15Kronika TEMA
Zjarr në fshatin Bulçar të Gramshit, helikopterët

Prej dy ditësh, fshati Bulçar në Njësinë Administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh, po përballet me një zjarr masiv që ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke e kthyer këtë ngjarje në një nga vatrat më serioze të muajit shtator në qarkun e Elbasanit.

Flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe kanë rikthyer kujtimet e zjarreve shkatërruese të gushtit 2025, kur qindra hektarë pyje u dogjën.

Zjarri i fundit u shfaq në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe pavarësisht se një pjesë e tij është izoluar, situata mbetet alarmante.

Terreni i thyer dhe era e fortë kanë bërë që ndërhyrja nga toka të jetë e vështirë, duke detyruar autoritetet të angazhojnë helikopterë, të cilët aktualisht po operojnë për të frenuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara dhe sipërfaqeve me rëndësi ekonomike.

Sipas Ilir Llapushit, Shef i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë Gramsh, forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë fundjavës, por terreni i vështirë ka bërë që të përballen me sfida të mëdha.

“Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Ka qenë shumë i vështirë për t’u kontrolluar. Aktualisht jemi ende në operacione intensive për të shmangur përhapjen në zona të tjera të rrezikuara,” deklaroi mëngjesin e sotëm Llapushi për "Balkan Web".

 

1 Komente

  1. g
    gramsh

    e shkaterruan nje nga perlat me te bukura te shqiperise, gramshin, kjo gje eshte e organizuar dhe keta bastarde qe vendosin zjarr duhet te kapen dhe te tregojne se per ke punojne dhe me pas duhet te digjen si ne mesjete mbi turren e druve, mens e paskan kaq shume qejf zjarrin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje