106 vjet nga Konferenca e Paqes në Paris

18 Janar 2025, 15:11Kulturë TEMA
106 vjet nga Konferenca e Paqes në Paris

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot Konferencën e Paqes në Paris, e cila hapi zyrtarisht ka hapur punimet më 18 janar 1919.

Konferenca e Paqes në Paris u organizua nga Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore. Për të përfaqësuar kombin shqiptar, krahas delegacionit zyrtar të Qeverisë së Durrësit morën pjesë edhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut, si nga Federata Panshqiptare “Vatra” në Boston të SHBA, Partia Politike Shqiptare në SHBA, kolonitë shqiptare në Turqi, Rumani, Zvicër e vende të tjera.

Megjithëse, Shqipëria mbajti qëndrim asnjanës gjatë Luftës së Parë Botërore, Konferenca e Paqes nuk mori në konsideratë kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar për të ruajtur tërësinë tokësore të shtetit shqiptar si dhe për të rikthyer në favor të tij territoret shqiptare që ishin shkëputur më 1878 dhe në vitin 1913.

Shtetet fqinje kërkuan që të merreshin parasysh pretendimet e tyre territoriale mbështetur në Traktatin e Fshehtë të Londrës të prillit të vitit 1915. Në këtë konferencë nuk u mor parasysh parimi i kombësisë dhe as ai i vetëvendosjes.

Për të ardhmen e Shqipërisë u paraqitën disa projekte që fillonin që nga ngushtimi territorial e deri në zhdukjen e shtetit shqiptar nga harta politike e Ballkanit. Në janar të vitit 1920 u hartua një një projekt për zgjidhjen e Çështjes së Adriatikut, i cili parashikonte aneksimin nga Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene e disa viseve veriore të Shqipërisë, por ky projekt ndeshi në kundërshtimin e presidentit amerikan U. Uillson./atsh/

3 Komente

  1. P
    Perla

    E Paqes?! Konferenca e Vijëzimit të Kufijve të Botës, po.

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Kjo dhe histori te rendesishme te ekzitences se Shqiperise duhet te rilexohen dhe rikujtohen per te pare qarte realitetin e sotem, sepse jane te njenjtet aktore me te njenjta idealizma si me pare pavaresisht tualetit te fytyres dhe kostumit te veshur…jane te njenjte ne qendrime….

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        KUSH E PIRDHTE SHQIPERI ,,QE SKISH AS PES VJET QE ISH KRIJUAR ,,,MYSLYMANET SHQIPFOLES AKOMA QUHESHIN TURQ ,,,,VILAJETET OSMANE U NDAN ,,,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje