16 vite në UNESCO, Gonxhja: Berati në vëmendjen e vizitorëve nga mbarë bota

9 Korrik 2024, 10:12Kulturë TEMA
16 vite në UNESCO, Gonxhja: Berati në vëmendjen e vizitorëve

Qyteti i një mbi mbi një dritareve numëron 16 vite në UNESCO, si pjesë e listës së trashëgimisë kulturore që prej korrikut të 2008.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se “arkitektura e rrallë afro 2500-vjeçare e qytetit të Beratit, historia që mbart, vlerat e tij të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, tashmë prej shumë kohësh kanë qenë në vëmendjen e shumë vizitorëve nga mbarë bota”.

“Kalaja e Beratit, kishat dhe xhamitë e tij të vjetra, Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri, përveçse disa nga atraksionet e qytetit, janë edhe një dëshmi e rrallë e bashkëjetesës harmonike të kulturave dhe traditave të ndryshme që në hershmëri”, tha Gonxhja.

Në 8 korrik të vitit 2008 Berati u regjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në Konferencën e radhës të mbajtur në Kanada.

Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike osmane.

Berati, sipas UNESCO-s është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.

Në kriterin 3 të arsyes së nënshkrimit të Beratit në UNESCO shprehimisht thuhet se Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës, të cilat sot pothuajse janë zhdukur.  Kriteri 4 thotë se dy qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës klasike osmane, në vazhdimësi me kulturat mesjetare që e paraprinë atë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë./atsh/A.K./TemA

3 Komente

  1. B
    Beraci

    E vërtetë sikurse është e vërtetë se kur shkon në Berat duhet të mbash edhe maskë që të mos ndjesh erën e shurrës dhe mutit që derdhen në mes të qytetit në Osum.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shtroni bythet dhe ktheni syte tamem nga Europa

      Dhe muti dhe shurra ne osum, eshte trashegimi osmane,qe e mbajne gjalle veziri Gonxhe,por vecanrisht kryeveziri ramiu.Si qenka trashegimi osmane kur shtepite e Mangalemit kane shume dritare dhe te medhaja,kur shtepite musllumane kane dritare te pakta dhe si frengji.

      Përgjigjjuni
    2. b
      bk

      Kalaja e Beratit eshte kthyer ne parking ku hyne e dalin te gjitja llojet e makinave, kame demtuar shume kalldremin dhe japin nje pershtypje shume te keqe. Lerini fotot e dikurshme dhe shkoni shikoni gjendjen ne vend. Po keshtu edhe ne Kruje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje