22 vite nga vdekja e shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko

22 Gusht 2024, 20:46Kulturë TEMA
22 vite nga vdekja e shkrimtarit dhe publicistit, Teodor Keko

Teodor Keko ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. U lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko.

Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor.

Për një periudhë kohe ka qenë pjestar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkrutra.

Krijimtaria


Në mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë:

“Loja” 1990

“Lajmëtarja e vdekjeve” 1991


“Pretenca”1994

“Shënimet e një gruaje” 1995

“12 Shenjtore një profet dhe disa njerëz” 1997

“Made in Albania” 1998

“Hollësira fa tale” 2001.

Poezi – 2013

A.K./TemA

1 Komente

  1. K
    Kroi Mbretit.

    Ne Parlament ishte brilant.Kishe qef ta degjoje kur fliste.Qofte i perjetshem kujtimi i Tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje