4 filma shqiptarë në Spanjë. Krijimtaria e Xhanfise Keko në Muzeun “Renia Sofia”

14 Prill 2023, 17:34Kulturë TEMA

4 filma shqiptarë në Spanjë. Krijimtaria e Xhanfise Keko në

Katër filma të regjisores shqiptare Xhanfise Keko janë përzgjedhur për tu shfaqur në Muzeun e Madritit për publikun spanjoll.

Jo vetëm i rezistuan propagandës komuniste, por vijojnë të mbeten edhe sot ndër filmat artistik më të mirë për fëmijë. Krijimtaria e regjisores së njohur Xhanfize Keko po bën jehonë përtej kufijve shqiptarë.

Në Museun Reina Sofia në Madrid organizohet këtë pranverë retrospektiva dedikuar krijimeve të saj. Janë katër filma: “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Mimoza llastica” dhe “Taulanti kërkon një motër”, që do të shfaqen nga data 12 deri 29 prill 2023.

Kuruar nga Chema Gonzales, programues dhe kurator i Muzeut “Reina Sofia”, filmat e regjisores së mirënjohur shqiptare do të prezantohen për publikun spanjoll nga kritiku e regjisori britanik Mark Cousins, regjisori shqiptaro – amerikan Thomas Logoreci, producenti Genc Përmeti dhe regjisori Ilir Keko, djali i regjisores Xhanfise Keko.  

Ndalesat e radhës do të jetë në një tjetër qytet spanjoll, Santiago de Compostela.

Këto nuk janë tributet e vetme, apo eventet ndërkombëtare kushtuar regjisores Keko. Amerika, Kanadaja, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Italia, e Gjermania, janë vetëm disa nga vendet të cilat kanë mirëpritur krijimet e regjisores Keko.  Xhanfize Keko ka drejtuar mbi 25 filma kryesisht për fëmijë midis viteve 1952 dhe 1984.

8 Komente

  1. R
    Rrespekt e mirenjohje per Regjizoren e Fameshme

    Rrespekt asaj Regjizore te Madhe Xhanfize Keko , qe na ka mrekulluar me Fimat e saj ,qe shoruan femijenine ton , e padyshim ( Atyre Atisteve te vegjel ne moshe por te Medhenje ne Talente _moshataret tane te Mrekullueshem ) duke ne injektuar vec kenaqsise qe na dhuronin ,dashurine per bukurune e Artit te Filmit , nepermjet ktyr Filmave te mrekullueshem e te paarritshem . Te 4 kta Filma , Tomka dhe shoket e tij _ Beni ecen vete _ Mimoza Llastica* _ Taulanti kerkon nji Moter _ jane Capolavoro e Regjizores Artiste ,qe nepermjet ktyre Filmave do mbetet e pavdekeshme ... Eshte mjaft Pozitive nji Event i tille ne Spanje . Prezantzimi i Filmit Shqiptare ne Europe (edhe pse mundet te themei se njihet nga jopak Kritike Filmi Europian ) por eshte ndryshe e mjaft pozitive ur njihet edhe nga masa e gjere e artedashesit te Filmit Europane ,duke krijuar keshtu nji ide me te qarte per Shqiptaret dhe Kulturen tone . Si artedashes, me gezon pamase qe dicka leviz ne kte drejtime si nji i apasioniuar mbas Filmit Shqiptare etj.

    1. E
      Enver

      E po hajde mbushi mendjen Agron Tuf idiotit qe na e turperoj mençurine dibrane.

      1. A
        Artin e bejn Qytetaret jo sharlatanet e Halese Dem

        Vero , amon pash zotin mos na e permend ate Tuf'Muti daöe nga Haleja e Kultures Shqiptare se qelb Temen .

      2. K
        Komunisti i papenduar

        Jane te komunistave, nuk duhen shfaqur.

        1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

          Lexoni shkrimin e ketij ignoranti dhe do te befasoheni me budallalliqet te flet e shkruan .Filma qe I paskeshin reziztuar diktatures komuniste .Se pari ata ishin filma me te cilat krenohej diktature se dyti dhe me kryesorja ato filma i reziztuan hakmarrjes zogiste balliste apo te perndjekurve politike qe kerkuan dhe kerkojne cencurimin dhe ndalimin e shfaqjes te filmave te periudhes se socializmit . Ju harroni cfar thoni dhe shkruani por nuk harroni te lepini ate qe keni peshtyre .

          1. F
            Fshatari shqiptar pa Xhami dhe pa hoxhe ...

            Jane filma te kohes se ateizmit ,,,te enverit dhe kadriut ,,,do e kuptojne ,,,????

            1. T
              Toni

              Ata qe kuptojne artin patjeter qe do e vleresojne. Pa merak se sot kemi sosur tek prodhimi i yjeve made in big brother per audience nderkombetare

            2. G
              Gjergji

              Reina Sofija! Ndryshoni titullin....

              Lini një Përgjigje