Autori nga Kosova reagon ndaj përdorimit pa leje të fotos së Rikard Ljarjes

13 Prill 2023, 16:36Kulturë Fahredin Spahija

 

Autori nga Kosova reagon  ndaj përdorimit pa leje të fotos sëAutori nga Kosova reagon  ndaj përdorimit pa leje të fotos së

U gëzova fort kur kuptova se këto ditë ishte promovuar një dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së njerit prej aktorëve më të mirë në hapësirat shqiptare, Rikard Ljarjes me autor Mevlan Shanaj, një aktor dhe regjisor i njohur ndër ne. Por ky gëzim disi u turbullua në momentin kur e kuptova se pjesë e dokumentarit "Rikard" ishte edhe një portret artistik i aktorit Rikard Ljarja, autor i të cilit jam unë. Ky portret është realizuar gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, në vitin 2004, për një angazhim apo bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës. Që ironia të shtohej edhe më shumë, kuptova se me këtë portret fillon dokumentari e sipas një mikes time tiranase që e kishte pa premierën e dokumentarit, me të njejtin portret bëhet edhe mbyllja e tij. 

Pra portreti që e kisha realizuar me aq përkushtim dhe dashni paska tërhequr dhe impresionuar aq shumë regjisorin Shanaj sa ate e përdorë në dy pika të rëndësishme të dokumentarit të tij, në hapje dhe në mbyllje! Për ta hequr çdo dilemë rreth knaqësisë sime që unë përmes njërit nga portretet e mia përfaqësuese jam ba pjesë e atij dokumentari, po them se po, jam tepër i lumtun që ai portret artistik zë një vend aq të rëndësishëm në filmin ma të fundit të Mevlan Shanaj por, si ndodhi që për një fotografi aq të pëlqyer ai, nuk u interesua që t’ia gjej autorin dhe t’ia kërkoj lejen e përdorimit, atij?! Si u bëka “vjedhja” e një vepre artistike e një autori me aq lehtësi, që ti pastaj, ta shfrytëzosh ate për ta (keq)përdorur në veprën tënde artistike?! Atyre që e lexojnë këtë reagim ua përkujtoj se ky portret artistik i Rikard Ljarjes ka hy në katalogun e ekspozitës të organizuar nga 5 autorë (Fahredin Spahija, Agron Mulliqi, Gëzim Puka, Ismet Jonuzi, Eshref Qahili) me titullin “Gjen ‘79” në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2005, si pjesë e pavijonit tim në atë paraqitje.

Ky veprim aspak korrekt apo ky keqpërdorim i krijimit tim artistik nga Mevlan Shanaj imponueshëm hap apo rihap një nga temat tepër të ndjeshme që ka të bëj me vlerësimin e fotografisë si art dhe si prone artistike, tek shqiptarët. Fatkeqësisht atë që e kam thënë shumë herë, regjisori Shanaj vetëm e ka betonu: është për keqardhje që mu ata që do të duhej të kishin ndjeshmëri më të lartë ndaj artit fotografik siç janë regjisorët, piktorët apo edhe dizejnatorët, na dalin përçmuesit më të mëdhenjë të saj! Regjisori ka për bazë fotografinë kur koncepton kuadrin filmik, pra kuadri filmik krijohet mbi parimet dhe elementet kompozicionale të fotografisë dhe mbetet e pakuptueshme se si kjo kategori akoma nuk është mësuar t’a vlerësojë artin fotografik bashkë me artistin që e krijon ate?!

Mikja nga Tirana, që e përmenda më lartë më tha edhe këtë: ndoshta emri yt figuron dikund tek titrat e dokumentarit ku vargohen krejt kontributorët e tij por, kjo nuk ndryshon asgjë! Sepse Shanaj ka përdorë një krijim artistik të një artisti tjetër pa leje dhe kjo gjë denohet veç tjerash edhe me Ligjin aktual që ka Kosova “Ligji nr.04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta” ku qështjet mbi autorsinë janë të precizuara shumë mire dhe drejt. Mendoj se ka ardhë koha kur unë dhe kolegët e mi, krijues të fotografisë duhet t’u japim mësim të gjithë atyre që nëpërkëmbin dhe e keqpërdorin punën tonë, jo për të nxjerrë ndonjë përfitim material sa për t’i detyruar të tjerët që t’a respektojnë angazhimin tonë kreativ në fushën e fotografisë dhe ta kuptojnë përfundimisht se përdorimi i fotografive tona nuk realizohet, minimumi pa kërkuar leje që ato të publikohen dhe ate, me autorësinë adekuate!

*Fahredin Spahija eshte nje autor i njohur ne Kosove si mjeshter i fotografise artistike

5 Komente

  1. S
    Shaqo

    ...gabim, po e presim ne fillim dhe ne fund te dokumentarit ate foto, se Ljarja ka me mijra foto, shume here me domethenese se ajo foto e realizuar ne nje shfaqje ne Prishtine. Por edhe dicka tjeter, aq sa eshte "prone" e jotja, po aq eshte edhe prone e familjes, qe edhe ti nuk mund ta perdoresh aq here sa e si te duash ti. Mbase regjizori Shanaj ka marre lejen e familjes, se cilen foto nga albumi i Rikardit te perdore per hapjen e mbylljen e dokumentarit. Dhe jam i bindur se per kete dokumentar eshte konsultuar e ka marre edhe pelqimin e familjes. Prandaj mos u krekos kot.

    1. A
      Alban Dega

      SHUME ZHURME PER ASGJE OSE MISTRECLLEK VOCERRAKESH … A eshte paraqitur ajo fotógrafi ne Galerine e Arteve te Kosoves per vizitoret dhe dashamiresit e saj. Cdo vizitor ka te drejte ta fotografoje dhe perdore ate sipas deshires se vet. Cili ligj pengon aq me pak ndalon cilindo qytetar qe nga ekrani i televizorit me pasterti marramendese sot te fotografoje nje fotografi ose edhe pikture te gjenive te tyre boterore!? Rukard Ljarja ka me qindra mijera foto e filmime shume me te spikatura sepse ate e ka pikturuar vete nena natyre, talenti, qytetaria, shpirti i tij i madh njerezor. Ndersa ti Spahia me kete mesazh inatcor, shantazhues deshmon ashiqare se mund te jesh fotograf i talentuar por njeri i vogel… dhe mistrec ! As me teper qe sic ta pohon mikesha nga Tirana aktori, regjizori i talentuar Mevlan Shanaj te ka permendur emrin tuaj si autor i asaj foroje cka e pranon edhe vet. Je munduar qe ti vesh vetullat regjizorit Shanaj, por me kete flet- rrufe ia ke nxjerre syte vetvetes si nje vocrrak inatcor!

      1. s
        selam nga birazeri matane kufirit.

        Fahrudin,jo vetem qe artist nuk je,por je vec nje qenie e vockel. Nqse ne kete dokumentar teper te vecante,nga lloji,per keto anet tona mot Fahrudin(ku artisti me kete dokumentar homazhi larteson kolegun e vet,ne menyren me njerzore dhe artistike)ti lipsej te hidheshe perpjete nga kenaqesia,aq me teper qe paska konribuar dhe nje fotografia e tende. Une nuk di qe per fotografi te ekspozuara nje here,duhet ti merret leje autorit,per ta ekspozuar. Te ish keshtu,mor fahrudin,saliu dhe meta do ishin bere milioner,ketej ne Arnautistan. Por nje gje duhet ta kesh te drejte nqse dokumentari ne fund te tij,qe paraqet gjithe emrat kontributore,nuk figuron emri tend.

        1. k
          kirurg

          Komentuesit këtu lart duhet të jenë: shanaj1, shanaj2, shanaj3... Kjo punë nuk bëhet me miq e shokë, po bëhet me ligj. Dhe ligji njeh të drejtën e autorit si absolutisht të paprekshme, o kokëtrashë! Po kur je mësuar ta quash normale censurën, si në kohën që kaloi, nuk të bën më përshtypje.

          1. k
            komentues i perhershëm i Meros

            Fahredin Spahija qenka zemruar se kane perdor nje foto te artistit shqiptar Rikard Ljarja te bere nga ai dhe s'i kane marre leje atij! Po Fahredin Spahija i ka marre leje Rikard Ljarjes qe ka bere ate portret te tij? Dhe e fundit; ne qoftese foton apo dhe filmin e ben publik, perfundimisht ai s'te perket me ty por publikut. Le ti bejne ligjet si te duan ata qe bejne ligje. Pêr ta mbyllur me respektin e jashtezakonsheù per artistin e madh Ljarja, me tingelloi banal fare ky prononcim i Fahredin Spahise. Rikardin e kemi te gjithe me foto e filma.

            Lini një Përgjigje