I njohur dhe në skenën botërore, ndahet nga jeta regjisori shqiptar

3 Prill 2023, 16:01Kulturë TEMA

I njohur dhe në skenën botërore, ndahet nga jeta regjisori

Është ndarë sot nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori Kristaq Mitro. Ai njihet për realizimin e disa prej filmave më të spikatur të kinematografisë shqiptare, si ‘Dimri i Fundit’ dhe ‘Liri a Vdekje’ .

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, regjisori i njohur Kristaq Mitro. Ai është i njohur për publikun shqiptar, për filmat e tij si “Kur zbardh një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Dimri I fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, e shumë të tjerë.


Mitro është regjisor i më shumë se 12 filmave që kanë lënë gjurmë në kinemanë shqiptarë dhe që kanë prezantuar artin shqiptar në skenat botërore. Ndërsa ka qenë dhe pedagog në Akademinë e Arteve duke dhënë kontribut në formimin e brezave të kineastëve dhe artistëve shqiptarë.

5 Komente

  1. A
    AX

    Asgje nuk ka perfaqesuar nga arti shqiptar as ne Shqiperi aq me pak ne kinematografine boterore… Njeri i mire por regjizor medioker.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sako

      Liri a Vdekje , je ti medioker

      Përgjigjjuni
    2. t
      taso kume

      AX ka haruar qe ai regjim ,ti bente koqet katrore po te dilje nga vizat, regjizori Vlonjat te mprehet ne paqe ,ngushellime Todit.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        U prehte ne Paqe ! Ngushellime familjareve ! Kt apska bere ata filma shume te bukur , Bravo !

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mira

          ???????????????????????? Trishtim! U preftë në paqe!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje