
Europa Nostra ka lëshuar ditën e hënë një raport teknik mbi nevojën urgjente të rehabilitimit të Urës së Zogut në zonën e Milotit në Shqipëri, si një ndër shtatë vendet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Europë.
Nga Nensi Bogdani
Në një deklaratë për shtyp të federatës pan-Europiane Europa Nostra dhe Institutit të Bankës Europiane të Investimeve bazuar në rezultatet e një raporti teknik mbi Urën e Zogut në Shqipëri, theksohet nevoja urgjente për shpëtimin nga shembja dhe rehabilitimin e kësaj ure.
“Ura e Zogut ishte në gjendje të keqe, kur u përfshi në listën e shtatë më të rrezikuarve në mars 2022, por gjendja e saj u përkeqësua në mënyrë dramatike pas një përmbytjeje të madhe në nëntor 2022, kur një skelë që mbështet urën u zhvendos shumë më tej, duke krijuar një rrezik serioz shembjeje”, citon raporti teknik mbi gjëndjen e degraduar të Urës së Zogut në muajt e fundit.
Ura e Zogut, e njohur si monument kombëtar që prej vitit 1999, është përfshirë në listën e shtatë vendeve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara për vitin 2022 në Europë.
Fillimisht alarmi për gjëndjen e Urës së Zogut u dha prej kryetares së organizatës jo-qeveritare Sebastia në Laç, znj.Emarilda Leti së bashku me përfaqësuesen shqiptare të Europa Nostra në vendin tonë, Znj.Lida Miraj.
Ura, e cila ndodhet në zonën e Milotit, ekziston që prej vitit 1927 e përbërë fillimisht prej gjashtë harqesh. Ajo u shkatërrua në Luftën e Dytë botërore dhe aktualisht ka mbetur me pesë harqe, për të dalë përfundimisht jashtë funksioni në vitin 1978.
Gjatë muajit Shkurt 2023 një mision ekspertësh nga Europa Nostra dhe Instituti BEI vizituan Urën e Zogut dhe formuluan raportin teknik mbi nevojën e shpëtimit dhe ristaurimit të urës bazuar në vëzhgimet e tyre.
“Gjatë misionit, Pedro Ponce de Leon, arkitekt dhe anëtar i Këshillit të Europa Nostra, dhe Peter Bond, Konsulent Teknik i ofruar nga Instituti BEI, patën takime me aktorët kryesorë, duke përfshirë Ministrinë e Kulturës, Ekipin Teknik të Universitetit Politeknik të Tiranës, Shoqatën Shqiptare të Inxhinierëve Konsulent, Drejtorinë e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Shoqatën Sebastia”, thekson deklarata për shtyp e Europa Nostra dhe Institutit të Bankës Europiane të Investimeve.
Raporti teknik e quan projektin e rehabilitimit të vlefshëm dhe sfidues dhe vë theksin në zbatimin urgjent për shpëtimin e urës nga shembja.
“Këto përpjekje duhet të shtrihen në kohën e duhur përtej masave të menjëhershme parandaluese në një rehabilitim të plotë të urës. Njëqind vjetori i hapjes së urës është në vitin 2027 dhe ky mund të jetë një objektiv i përshtatshëm për rehabilitimin e plotë të saj.”, shkruan raporti teknik mbi termat kohorë të restaurimit.
Sipas raportit, faza e parë e rehabilitimit ka një kosto prej 69 milion lekësh dhe një kohëzgjatje dy mujore, ndërsa kosto dhe kohëzgjatja e fazës së dytë janë akoma të papërcaktuara.
“Do preferohej implementimi i të dyja fazave të rehabilitimit brenda vitit 2023 , sepse nëse punimet ndërpriten midis fazave mund të kemi dëm të konsiderueshëm në punime prej përmbytjeve”, citon raporti teknik i ekspertëve mbi rekomandimet e ecurisë se fazave të rehabilitimit.
"Europa Nostra" nuk ka se cfare te bej me trashegimnine kulturore mijera vjecare te Butrintit qe ka ikur per lesh e falur nga Ed Droga burrit te Olta Xhackes, merret me nje kar-abina te ndryshkur ku rrenimin e filloj Sali Serbi me gerryerjet e inerteve me firmat familjare qe po e perfundojne ne kohen e zullapit Ed.
Si nuk keni turp, merreni me një urë të prishur ,kur historia e manastireve dhe zbulimeve antike është në rrezik!!!!
Nese behet rehabilitimi i ures nuk do te thot qe nuk duhet bere edhe rehabilitimi i manastireve.
Kurva Plak mbase do qe te ngjallim edhe Zogun e Kurves e ta kemi ne krye te Shtetit ,sepse kte politika ka ndjekur ne shekuj vs shqiptareve . Nqs do isha KM do ta kisha zhdukur kte ure primtive dhe do ndertoja aty nji ure moderrne me disa kalime , Por ja , ky eshte sot Shteti i pordhaceve .
Rama,ky mbeturine blloku dhe karieriste i semure,gjate gjithe kohes na prezanton kartolina suksese,qe e mbyll me nje fjali ironike ;Ju uroj nje dite te mbare(Qe perkthehet,ik pirdhuni popull bageti,er hengret edhe sot racionin e barit). Dhe ura e zogut ky monument kulture i vecante ka vite te tera,qe vazhdon te shkaterrohet nga agjentet atmosferike dhe njerzor,nen veshtrimin kriminal te piktorit,qe nuk e ka ndjenjen e se bukures,i bere nga shpellaret saliu dhe meta kryeminister. Dhe kjo ure e vecante,per me teper, per vite te tera eshte bere gjendja e saj shqetesim i vazhdueshem ne media,por duket qe ky produkt blloku e urren kete ure nga emri qe mban ajo,sic urren sali meta,Shqiperine europiane qe ben ceshte e mundur per ta denatyruar ate ne aziatike,ku dhe Rama nuk mbetet pas me Babe sulltan Rexhepin, si udheheqes shpirteror.
Kjo Ure te "duhet" te quhet Ura e Hajdutit. Zogu me Identitet Arabe Ahmet tregon fare qarte se per cfare "Kombi" flasim. Sa per zotrote me komentin Sinqerisht (coment sincere) tetari Arben Imami ne Buthrotos po te shkosh nuk egziston (egzist) asnje fjale ne Glosan (Gluhe "shqip") Arnaute por vetem Greqisht. Theatro eshte Greqisht. Agora po ashtu. Porta e Luanit (Leon greqisht) eshte veper e Epiroteve Greke ne shume vende Axeollogjike.