Homazhe për Kristaq Mitron, përcillet në banesën e fundit regjisori i njohur

8 Prill 2023, 19:41Kulturë TEMA

Homazhe për Kristaq Mitron, përcillet në banesën e fundit

Familjarë, miq, njerëz të artit dhe të kulturës si dhe qytetarë të shumë të Tiranës u mblodhën këtë të shtunë për t’i dhënë lamtumirën e fundit regjisorit të njohur, Kristaq Mitro.

Homazhet për artistin e njohur u mbajnë në Tiranë.

Ai ndërroi jetë në Austri, më 3 prill në moshën 77-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Kristaq Mitro është një nga regjisorët me të njohur të kinematografisë shqiptare. Së bashku me Ibraim Muçën, ai ka realizuar disa nga filmat më të suksesshëm në kinemanë shqiptare si: Dimri i Fundit, Liri a Vdekje apo Nusja dhe Shtetrrethimi.

Ai është regjisor i më shumë se 12 filmave, një pjesë e të cilëve kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në skenat e huaja.

Veç regjisë, Mitro ka qenë dhe pedagog në Akademinë e Arteve duke dhënë kontribut në formimin e brezave të kineastëve dhe artistëve shqiptarë.

1 Komente

  1. N
    Ngushellime Familjes se Regjizorit te Shquar Shqip

    Rrespekt vperes se tij si Artist e Regjizore i Filmit Shqiptare ne te cilen ngriti ne nivelet e duhura Historine e Shqiperise e Patrioteve tane te Medhenj . U prehte ne Paqe ...

    Lini një Përgjigje