Rikthimi i munguar i Lin Delisë!

9 Prill 2023, 14:00Kulturë Nga Agron Gjekmarkaj

Rikthimi i munguar i Lin Delisë!

Me 9 Prill të vitit 1994 në një qytet të vogel në Antrodoko mes Lazios dhe Abrucios shuhej piktori i famshem shqiptar Lin Delija.Në mesin e viteve 40 në pikun e terrorit komunist kunder klerit katolik Delija  një nxenes i tyre u arratis nga Shqiperia në fillim në Jugosllavi ku studioi në akademinë e Zagrebit e me pas në Romë nē "Belle arti" si student i perzgjedhur i të medhenjeve Mafei e Bartoli .

Shpejt u bë i njohur në metropolin e madh me emrin e antik Roma qytet ky para dy vitesh e nderoi me një tieter ekspozite e prani autoritetesh e personalitetesh.

Si pak europian e si asnjë shqiptar tjeter i bashkohesisë  Lin Delija ju perkushtua artit të shënjtë  gjini në të cilen Vitorio Sgarbi kritik italian me peshe e percaktoi si nder me të shquarit e 900-tes e ketej.  Ekspozoi në shumē vemde të Botes, Amerike, Kanada, Gjermani, Spanje , në shumë qytete italiane ku veprat e tij i gjejmë sot e kesaj dite , në pinakoteka , në Muzeun e Vatikanit, në atë të Breshias, Në Bashkinë e Romes, në Universitetin La Sapienza e gjithandej. Dy muzeume me veprat e tij gjinden sot në atdheun e artit në Itali një në Antrodoko ku kaloi një pjesë të jetes pas viteve 70 dhe një tjeter në qytetin e Ozimos. Lin Delia ishte një mendimtar e intelektual i rangut të lartë cilesi keto që i pershfaq kudo në vepren e tij në të cilen gjithashtu strehoi per jetë edhe  Shqiperinë e shqiptaret, brengat , sfidat, madheshtinë, qendresen e karakterin  në shekullin e tyre ekzistencial.  Nda dashamires të tij e sidomos nga shoqata "Lin Delija" në Itali u bë e mundur që disa vepra në fillim ti dhuroheshin  Galerisë së Arteve , me pas të realizoheshin tre ekspozita nder vite, një nder të cilat edhe në Presidencen e Repulikes e pas disa vitesh një sasi e konsiderueshme pikturash ju dhuruan françeskanve në Shkoder. Piktura që ju dhurua Presidences së Republikes  një portret vajzeje qysh në kohen e Bamir Topit një kryveper e llojit me vlere të madhe financiare ka shetitur në disa zyra, në viziten e fundit që kam patur në atë institucion e kam parë në qoshen  e një sekretareje. Ajo degdisje deshmon që nuk ja dinin vleren e cila nga "beni culturali" eshtë çmuar nga ana monetare diku tek 100 mije euro. E dhashë këtë shembull si deshmi e ndergjegjesimit të paket që izolimi mendor e mendesite provinciale nuk na lënë të njohim e të çmojme gjenitë tanë që diktatura i detyroi të iknin dhe fati i mirë të shkelqejnë e të na bëjnë krenar.

Në kete pervjetor gjej rast ti kujtoj , Kryetarit të Bashkisë Shkoder Spahia, Ministres Margeriti dhe Kryeministrit Rama  meqënëse veprat janë  ( tek françeskanet e jo vetem) të gjejnë mundesinë që edhe në vendin e tij Lin Delija të nderohet siç i ka hije ose më mirë siç ne kemi nevojë për të, ndergjegjia jonë, arti ynë, studentet tanë , vetë historia ! Lin Delija, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka, Mikel Koliqi, Mark Lukiç( Luka) janë piktoret europianë të Shqipërisë edhe kur ne e mohonim kontinentin tonë të vjeter Delija është i vetmi piktor në Botë për të cilin pozoi Nënë Tereza.

2 Komente

  1. X
    XYZ

    Zvarraniku i pershtire vemja e malokit Saliu Shpellarit Gokmakaleshti i neveritshmi ja me krenohet Shqioeria e udhehequr nga Saliu. Zoti Baze po e humbni audiencen me soj sorollopesh qe i botoni ju vertet mund te talleni por kafshet e marrin seriozisht.

    1. D
      DANTE ALIGHIERI

      Ore ti Agron ! Mire se diktatura " po bente genocid " pas 1944, sic thua ti dhe jo pak hamshore te se vertetes, po ky Lini cpati qe iku xhanem ? Di ti, dhe te tjere si ti, te na thoni se cpaten qe iken disa individe pas 1944, disa si shoqerues te te dashurve gjermane, e disa me vone ? Se, ja, per shembull, gjyshi im dhe i yti nuk iken askund dhe nuk i gjeti asgje por vdiqen shendosh e mire gati 90 vjec ne shtepite e tyre ? Duhet te kete nje shpjegim ky problem sepse, sic mund te kesh lexuar diku, nje njeri i mencur thoshte se " ne doni te njihni hajdutin ne nje turme, shikoni cili iken me vrap ".

      Lini një Përgjigje