Algoritmet e Rugovës

4 Maj 2026, 11:53Kulturë TEMA
Algoritmet e Rugovës

Nga: Jeton Neziraj

Për Ibrahim Rugovën, ish-presidentin e Kosovës, ka shumëçka të thuhet e të shkruhet. Studiues i letërsisë e shkrimtar, i konvertuar në politikan, ai në fillim të 90-tave iu kundërvu Millosheviqit, duke përdorur mjete e metoda paqësore të rezistencës. Për krejt ato vite ai u bë figura qendrore dhe më me nam e politikës kosovare, por arriti të fitojë edhe famë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Ai u gjet në ballë të një procesi kompleks, në njërën anë të transformimit ideologjik, pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, e në anën tjetër të përpjekjeve nacionale për liri e pavarësi. Metodat e tij të rezistencës paqësore dhe pasiviteti i tij, janë kritikuar e kritikohen nga shumë njerëz. Kritikët e tij shpesh janë tallur me natyrën e tij inerte dhe me njëtrajtshmërinë bezdisëse të qëndrimeve dhe veprimeve të tij. Por shumica pajtohen që qasja e Rugovës ka qenë ajo hallka e domosdoshme që i ka paraprirë rezistencës ushtarake të UÇK-së.

Ka pasur diçka pothuajse mitike në qasjen dhe në besimin e tij të palëkundur në fjalën dhe në imazhin, si mjete që mund ta transformojnë realitetin politik, në një kohë dhe në një kontekst kur kjo gjë dukej e pamundur. I papërvojë në politikë, por me intuitën prej shkrimtari, ai asokohe pat krijuar njëlloj algoritmi të jashtëzakonshëm komunikimi, të thjeshtë, por që ka pasur impaktin që nuk mund ta kenë as algoritmet e postet super të sponzorizuara në rrjete sociale të influencerëve të sotshëm. Me fjalët e tij të ndershme e me “ikonografinë” e tij në prapavijë, Rugova gjatë viteve të 90-ta ka targetuar e ka ndikuar tek audiencat lokale e globale në mënyrë të papërsëritshme.

Por si ka funksionuar algoritmi rugovian? Ai pat krijuar njëlloj rituali, të përsëritshëm çdojavor, në formatin e konferencave për shtyp. Në këto konferenca, që rregullisht ndodhnin të premteve, e ku merrnin pjesë media lokale e ndërkombëtare, imazhet kryesore që kapeshin ishin shalli i famshëm i tij, me të cilin ai mbështillte qafën, dhe dy fotografi në prapavijë, në njëran ai vet me Papa Gjon Palit II, kurse tjetra fotografi ishte e Nënë Terezës. Këto janë imazhet kryesore që janë kapur e janë eksportuar te publiku, globalisht, për krejt atë periudhë të 90-tave. E natyrisht, s’kemi si të mos besojmë që këto imazhe kanë qenë si kontra-narrativë e asaj narratives që propagandonte Beogradi, se në Kosovë po luftohej fundamentalizmi islamik. Në ato, në konferenca ndikim të fuqishëm kishin edhe fjalët, që ishin të pakta, por të përzgjedhura me kujdes. Rugova fillonte konferencën me përshëndetje të liderve ndërkombëtarë, atyre që ishin kyç dhe që mund të kishin rol në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk harronte ta përshëndeste edhe papën. Konferenca pastaj pasohej me një rezyme që ai i bënte situatës politike dhe sociale në Kosovë. Për ato pak minuta ai ia dilte të bënte bilancin e javës, kryesisht duke treguar për vrasjet, dhunën, bastisjet e burgosjet e njerëzve. E në fund ai artikulonte domosdoshmërinë e një Kosove të pavarur, si garancë e paqes afatgjate.

Për ato gati dhjetë vjet, algoritmi rugovian ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme, përtej të parashikueshmes. Natyrisht, qasja e tij ka pasur sukses sepse mbështetje ka pasur një kontekst të trazuar politik, një tragjedi që ishte reale dhe e prekshme. Rugova ka besuar se e vërteta, vetëm kur thuhet në vazhdimësi, bëhet e vërtetë e plotë dhe e besueshme. Dhe fjalës së tij ai i ka dhënë peshë me imazhet që ai i ka mabjtur afër vetës, si garancë të fjalës dhe së vërtetës së tij. Ai mbetet influenceri më i rëndësishëm i rajonit, njeriu kyç që e ka promovuar e ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës, betejën e saj për liri e pavarësi. Rugova mbetet simbol i një lideri të ndershëm që ka besuar që liria mund të fitohet edhe duke rezistuar e duke luftuar me mjete paqësore.

5 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    oooooooo Jeton Neziraj,edhe unë mund të të "tregoj për meritat" e hitlerit në bashkimin e europës perëndimore!edhe ato të stalinit,e enverit,për çfarë të duash ti!prandaj lëri pordhët për meritat e rugovës!më shumë merita ka kokëmushkëria,idiotësia diktatoriale, e millosheviçit,për pavarsinë e kosovës, se rugova!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Dr. Rugova ishte shqiptar i madh. Kishim fatin qe ne kohen me te veshtirë e patem nje udheheqes te rangut te dr. Rugoves.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergj Fishta I riu

        E pyesin Sllabodanin ne nje banket me ekstremistat serb. Cilin ke frike me shume? Rexhep Qosen, Ismail Kadaren apo Ibrahim Rugoven. Sllabodani pergjigjet: Qosja nuk di te qesh ( se kam pare asnjehere), Ismail Kadareja ka nje qeshje cinike si ne mbarimin e palljes se Gomarit kurse e qeshmja e Rugoves me tmerrone. I thane pas tre diteve ke nje takim me Rugoven dhe perpiqu t'ja ngrish buzeqeshjen. Thote me ndiqni me kujdes ne takimin e pas tre diteve me Rugoven. Qe Kosova do na ike-shtone Sllabodani- asht ma se e vertete, mirpo, ne fatmirsisht kemi nje agjenture te vjeter bash ne kupolen e shtetit shqiptar dhe besoje se ata do na ndihmojne ta dorzojme me lufte. Atyre njekohsisht u intereson lufta dhe me shume se ne se gjoja Enverit dhe Enveristave u ka qare zemra per Kosoven. Keshtu antiatdhetarizmi i tyre me 1942 qe na e lane Kosoven, tani rikthehet sikur jane atdhetare dhe ne na leverdise qe ajo dore ta udheheq Shqiperine se e sjellim nga te duam. U ba takimi me Rugoven. E vertiti me takt muhabetin dhe i tha ne nje moment Rugoves: Ti mendone se nje dite Sebia do ta njohe Kosoven? Rugova me qeshjen e tij triumfante ju pergjigje: Sigurisht jame i plote bindur se do ta njohe dhe do te kerkoje falje per ate qe ju ka bere shqiptareve neper histori. Atehere thone serbia levizi agjentin e saje shokun e shokut Enver(!) dhe u vu ne levizje UCK-ja. Si ngadale ja lane fitoren asaj por e ngatrruan kosoven njelloi si Shqiperine me lufte civile te 1941-1944

        Përgjigjjuni
        1. O
          O majmun kosove.

          O qelbesire Kosovare e bere propaganden kunder Shqiperise? Kujton ti rrace majmuni qe s te dallojme qe je Kosovar?

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            o ti i riu,dhe kjo histori si ato vargjet që sajon në emër të të vjetrit është??ti paske qënë një ndyrësirë që vështirë se mund të kapërdihet!deri dje kisha idenë se ishe një tip me probleme të mbetura,trashëguara emocionale!por jo!ti qënke një ndyrsirë që pak e ke të të shkërdhesh majkën!!vetëm shqiptar nuk je ti mor qën bir bushtre!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje