Në Hollywood pati premierën “Ballerina”, një film i ri me protagoniste aktoren kubanezo-spanjolle Ana de Armas.
Ajo luan rolin e Evës, një balerinë e kthyer në vrasëse që kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj.
“Është vërtet interesante të zbulosh botën nga një këndvështrim tjetër, të kesh këtë histori, si ky personazh që në një farë mënyre po e gjen veten gjatë gjithë filmit”, është shprehur aktorja Ana de Armas.
Keanu Reeves, i cili luajti përballë De Armas në rolin e saj të parë anglishtfolës, filmi horror i vitit 2015 ‘Knock Knock’, rikthehet si vrasësi i pavullnetshëm, John Wick.
Regjisori Len Wiseman tha se kontrasti midis Wick, i cili po përpiqet të arratiset nga bota e vrasësve, dhe Evës, e cila po përpiqet të depërtojë, është një nga mënyrat se si ‘Ballerina’ zgjeron universin e krijuar.
Filmi, titulli i plotë i të cilit është “From theW of John Wick: Ballerina”, del në kinematë amerikane më 6 qershor.
Klan News
Lini një Përgjigje