Apostrof Podcast #15/ Sa mund t’i besojmë perceptimit?

26 Prill 2025, 11:53Kulturë TEMA
Apostrof Podcast #15/ Sa mund t’i besojmë perceptimit?

A mund t'i besojmë ndonjëherë plotësisht mënyrës si e shohim botën? Apo jemi gjithmonë duke rrëshqitur, pa e kuptuar, mes interpretimeve, ndjesive dhe kujtimeve të ndryshme?

Në episodin e 15-të të Apostrof Podcast, bisedojmë me dy artistë të rinj vizualë, Dea Shubleka dhe Jasona Noni, të cilët kanë hapur së fundmi ekspozitën "Rrëshqitje" në Qendrën e Artit Agimi në Tiranë — një hapësirë që nuk e ofron artin si një objekt për konsum të shpejtë, por si një përvojë që të fton të ndalosh, të ndjesh dhe ndoshta të humbasësh paksa rrugën brenda vetes.

Në një botë ku gjithçka është bërë për të tërhequr vëmendjen dhe për të të larguar nga vetja, kjo bisedë synon të shërbejë si një ftesë për të bërë të kundërtën: të ndalosh, të dëgjosh, të shohësh.

Ndiqni trailerin e episodit të 15-të të "Apostrof." 

Lini një Përgjigje