Në çdo komb, nacionalizmi zgjedh një simbol për ta ngritur në statusin e të shenjtës. Diku është flamuri. Diku është feja, mbreti, apo territori/kufiri. Por në Shqipëri, duket se nacionalizmi është ngjitur më fort se kudo tjetër pas gjuhës.
Në një fragment nga Apostrof Podcast, Ardian Vehbiu e shpjegon këtë prirje me një vëzhgim therës:
“Unë mendoj që tek ne, kjo mund të shpjegohet me faktin që ne e shohim gjuhën si një tipar të çdo shqiptari. Ndryshe nga tipare të tjera kombëtare, si flamuri ose kufiri. Kufiri është i shtetit. Ne shtetin akoma nuk e kemi interiorizuar mirë si individë, kurse kufiri… Ne interesohemi më shumë për kufirin e gardhit të oborrit, se sa për kufirin shtetëror. Ndërsa gjuhën e kemi tonën, dhe duket sikur marrim pjesë të gjithë në të si pronarë në mënyrë të barabartë.”
Nacionalizmi ka nevojë për më shumë sesa përkatësi — ai ka nevojë për madhështi, mitologji, pastërti. Kështu që gjuha, në vend që të trajtohet si një sistem i hapur dhe historikisht i përzier, idealizohet si burim i lashtë, i pakorruptuar, dhe shpesh i “pari” në botë. Kjo është arsyeja pse shpesh dëgjojmë pretendime absurde si: “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve” apo “çdo fjalë në botë mund të shpjegohet me shqipen”.
Por çfarë ndodh kur përkatësia shndërrohet në adhurim? Kur ndjesia kolektive shndërrohet në kult pastërtie, në mit për lashtësinë, në pretendim për epërsi?
Këtu lind rreziku që diskuton Vehbiu: që gjuha të mos jetë më mjet bashkimi dhe kuptimi, por të kthehet në mjet legjitimimi për ide të rrezikshme, për konspiracione, për ide të fabrikuara që e zhveshin gjuhën nga realiteti dhe e shndërrojnë në një totem.
Dhe kështu, ajo që ishte e të gjithëve, kthehet në armë për të ndarë.
Episodi i plotë: https://youtu.be/re8I-FjTGzc
Na cau kkk ky legen qe ben "kompetentin" mjaft more b..q..se nuk te ,,,pjerdh,,,, njeri....hale m...
Kujt i sherben Vehbiu?!
Kombëtaristët janë të vetmit që e lëvrojnë shqipen me fjalë shqipe ndërsa anacionalët fusin fjalë të huaja me shumicë, krejtësisht të panevojshme edhe kur për një kuptim të caktuar i kemi disa fjalë shqipe. Anacionalët e tjetërsuan gjuhën tonë duke e shndërruar shqipen në një gjuhë të ngjajshme me "ashkalishten" apo gjuhën rome. Shiko fjalën "intimidon" që përdorin në vend të fjalëve "tremb", "frikëson", "tmerron", "kërcënon", "tutë", "shashtrisë", "llahtarisê",etj. P.s. A ju kujtohet "Fondi i zi" i Ministrisë së Mbrojtjes i Greqisë që u zbulua gjatë një afere që kishte për qëllim shpërblimin e gazetarëve, redaktorëve dhe pronarëve të mediave të Rajonit? Pra, ka edhe më!