AQSHF: Përgjatë datave 7–13 maj, netët e filmit shqiptar në Berlin sjellin 20 filma shqiptarë,

10 Maj 2026, 12:05Kulturë TEMA
AQSHF: Përgjatë datave 7–13 maj, netët e filmit shqiptar

Më poshtë postimi i plotë i AQSHF në insta:

Natë magjike për kinemanë shqiptare në zemër të Berlinit 

Më 7 maj 2026, në atmosferën unike të Babylon Berlin, u hap Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, mbrëmje që solli në Berlin shpirtin dhe historinë e kinematografisë shqiptare ndër vite.

Festivali u çel me filmin ikonë “Vdekja e Kalit”, ndërsa publiku pati rastin të takojë aktorin e mirënjohur shqiptar z. Timo Flloko dhe të bashkëbisedojë me të, me moderimin e regjisores znj. Odeta Çunaj.

Përgjatë datave 7–13 maj, netët e filmit shqiptar sjellin 20 filma shqiptarë, nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër.

Mbrëmja e hapjes u përshëndet nga Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, z. Eljan Tanini, si dhe kuratori i programit, z. Elson Zguri, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij festivali si një urë kulturore mes Shqipërisë dhe publikut gjerman e ndërkombëtar.

Në kuadër të festivalit u prezantua edhe ekspozita e artistit shqiptar Klevis Ibrahimi, me 12 piktura të frymëzuara nga ikonat e filmit shqiptar ????

Falënderime të veçanta për Babylon Berlin dhe z. Timothy Grossman, për mikpritjen dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti të veçantë kulturor.

Festivali organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Babylon Berlin dhe kuratorit të programit Elson Zguri.

Programi i plotë:
https://babylonberlin.eu/programm/festivals/fly-like-an-eagle

Ju presim gjatë ditëve në vijim!

A.K./TemA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AQSHF (@arkiviqendrorshteterorifilmit)

 

Lini një Përgjigje