Piktori Lec Shkreli është i njohur për trajtimin e figurave historike. Shkreli pranon se në vitet e komunizmit për të trajtuar tema historike ishte udhëheqja që i orientonte artistët, dhe në rastin konkret ai u porosit për të hedhur në telajo figurën e Qemal Stafës
Piktura e Qemal Stafës dhe bashkëpunëtorëve të tij u realizua në fund të viteve '70 dhe është një nga veprat më interesante rreth figurave historike që janë trajtuar prej piktorit të mirënjohur. Sot në Ditën e Dëshmorëve, 5 maj, është përzgjedhur nga "Mapo" vepra e Lec Shkrelit dedikuar Qemal Stafës.
Piktura e titulluar "Komunistët" ndodhet e ekzpozuar ashtu si shumë vepra të tjera të Shkrelit, në Galerinë e Arteve të Bukura.
Për të realizuar portretin e Qemal Stafës, sikurse për figura të tjera historike, piktori i mirënjohur thotë se iu desh të konsultohej me intelektualë që studionin figurat historike në atë kohë si Nasho Jorgaqi. Apo për ta portretizuar akoma më mirë merrnin të dhëna edhe nga familjarët e heroit. "Pasi u konsultova me Nasho Jorgaqin ai më adresoi te vëllai i Qemal Stafës", thekson Lec Shkreli.
Lec Shkreli e gjen vëllain e Qemal Stafës, në banesën e tij, banesë tipike të Tiranës. Ndërsa bisedonin dhe i tregonte historinë, vëllai i dëshmorit thotë se e ftoi në dhomën tjetër ku i tha se donte ta prezantontr me Qemal Stafën. "Sapo kishte lindur një djalë që i kishte vënë emrin e Qemal Stafës."
Pas realizimit, Lec Shkreli thotë se portreti i "Qemal Stafës" u pëlqye shumë në kohën kur u ekspozua, veçanërisht nga udhëheqja.
Portrete të shumtë rreth figurave historike si të Vasil Shantos, Mine Pezës dhe heronj të tjerë janë punuar nga Lec Shkreli. Shumë nga veprat e tij, të cilat u porositën në atë kohë nga institucionet shtetërore, Lec Shkreli shprehet se gjatë '97 për fat të keq kanë humbur ose janë vjedhur. /Mapo.al/
Fashizmi, nazizmi, komunizmi sisteme politike të dhunshme, vrastare e të dështuara. Të mos kuptosh se sa të dëmshme ishin për njerëzimin është tregues budallallëku. Amerikanët në vendimin e tyre që arti nazist të ndalohej të propogandohej në gjermani e gjykuan me thënjen "Ju gjermanët jeni budallenj" e me budallain duhet të sillesh si me budallain!