Më poshtë postimi i plotë i Ministrit Gonxhja:
Në selinë e Bienales së Venecias pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco sëbashku me ekipet.
Biseduam mbi forcimin e partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, zgjerimin e bashkëpunimit me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës, si dhe mbi rolin që kultura dhe arti bashkëkohor kanë në diplomacinë kulturore dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Në fokus ishte bashkëpunimi për arkivat, ekspozitat, dokumentimin dhe studimin e historisë së pavilioneve të Bienales ndër vite, duke krijuar hapësira të reja për artistë, kuratorë, studiues dhe të rinj shqiptarë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe hapjes së ardhshme të Galerisë Kombëtare të Arteve, si një institucion kyç për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe ekspozitave të përbashkëta me institucione prestigjioze europiane.
Folëm gjithashtu mbi perspektivën e një pranie më të qëndrueshme të Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Venecia dhe mbi projektet që lidhin Shqipërinë me rrjetet ndërkombëtare të artit dhe arkitekturës.
Ky bashkëpunim do të vijojë së shpejti edhe në Tiranë, me vizita të dedikuara dhe një plan veprimi konkret dypalësh.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje