Opera e Kosovës përmbyll me sukses netët dedikuar Nexhmije Pagarushës

9 Maj 2026, 18:37Kulturë TEMA
Opera e Kosovës përmbyll me sukses netët dedikuar Nexhmije

Dy mbrëmjet artistike të baletit “ZËRI I SAJ”, organizuar nga Opera e Kosovës, janë përmbyllur me sukses, duke sjellë emocione të forta dhe duartrokitje të gjata për publikun në Prishtinë.

Shfaqja, e dedikuar ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, u kthye në një homazh artistik që ndërthurte baletin, muzikën dhe kujtesën për figurën e njohur si “Bilbili i Kosovës”.

Në natën përmbyllëse, atmosfera artistike u karakterizua nga interpretimet emocionuese të artistëve dhe mbështetja e madhe e publikut, i cili e mbushi sallën në të dy netët e shfaqjes.

Opera e Kosovës falënderoi publikun për praninë dhe mbështetjen, si dhe të gjithë artistët, bashkëpunëtorët dhe institucionet partnere që kontribuuan në realizimin e këtij projekti artistik.

“ZËRI I SAJ” solli në skenë një rrëfim artistik të frymëzuar nga trashëgimia e Nexhmije Pagarushës, duke rikthyer përmes lëvizjes dhe muzikës emocionin dhe madhështinë e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare. A.K./TemA

Lini një Përgjigje